Lajme
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100
Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50% deri në 90% e akullnajave në botë mund të zhduken deri në fund të shekullit, në varësi të nivelit të ngrohjes globale, transmeton albinfo.ch.
Sipas studimit, të publikuar në revistën Nature Climate Change, edhe nëse ngrohja globale kufizohet në 1.5°C, siç parashikohet nga Marrëveshja e Parisit, rreth gjysma e akullnajave aktuale do të zhduken. Nëse temperaturat rriten me 2.7°C, katër nga pesë akullnaja pritet të zhduken, ndërsa në skenarin më të keq, me rritje prej 4°C, do të mbetet vetëm një akullnajë nga dhjetë.
Studiuesit theksojnë se zhdukja e akullnajave nuk është vetëm një çështje mjedisore, por ka pasoja të mëdha kulturore, ekonomike dhe sociale, sidomos për rajonet malore. Zonat më të rrezikuara përfshijnë Alpet, Kaukazin, rajone në Amerikën e Veriut, Azi Qendrore, Ande dhe malet e Afrikës.
Aktualisht, në mbarë botën zhduken rreth 750–800 akullnaja çdo vit, ndërsa deri nga mesi i shekullit kjo shifër mund të rritet në 2,000–4,000 në vit. Në Zvicër, gjatë 30 viteve të fundit janë zhdukur mbi 1,000 akullnaja.
Autorët e studimit theksojnë se vetëm politika të forta dhe ambicioze kundër ndryshimeve klimatike mund të ndihmojnë në ruajtjen e akullnajave të mbetura.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh Në Prishtinë, ndërtesat po mbijnë si kërpudhat. Ka arsye kulturore dhe ekonomike për bumin.... -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë












