Studim: Myslimanët nuk duan të integrohen
Sipas një studimi të Ministrisë së Brendshme, rreth 24 % e myslimanëve që jetojnë në Gjermani nuk duan të integrohen. Ata jetojnë sipas traditave konservatore. Por studimi ka shkaktuar reagime të ashpra.
Rreth 24 për qind të myslimanëve të moshës 14 – 32 vjeç, të cilët nuk kanë nënshtetësi gjermane, mund të trajtohen si “fetarë konservatorë“, me përkushtime antiperëndimore, që pranojnë përdorimin e dhunës dhe që refuzojnë integrimin”, thuhet në këtë studim. Në këtë dokument thuhet se përqindja e myslimanëve me nënshtetësi gjermane, me këto karakteristika, është shumë më e ulët me 15 për qind.
Ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich thotë se shikuar nga tendenca, ishte e qartë se një përqindje e myslimanëve ka përcaktime të tilla. „Por këto të dhëna prej 24 % janë befasisht tepër të larta.”, thotë Friedrich.
Shkaqet e tendencës së radikalizmit të myslimanëve të rinj në Gjermani, sipas këtij studimi, gjenden në “fenë tradicionale” të familjeve të ardhura në Gjermani nga vendet me “qëndrime autoritare”, apo tek personat që kanë përjetuar “diskriminime”.
Studimi i shkencëtarëve nga tri universitete të Gjermanisë si dhe një instituti privat përfshinë më shumë se 700 të rinj pa pasaporta gjermane. Këtu janë analizuar edhe 692 raporte televizive dhe edicione informative.
Menjëherë pas bërjes publike të këtyre të dhënave, ministri Friedrich ështe detyruar të deklarohet. “Mendoj se konkludimi nga ky studim është që myslimanët nuk mund të renditen në një grup, por ka grupe të ndryshme që janë shumë heterogjene.”, ka thënë ai
I pyetur për gatishmërinë e myslimanëve për dhunë, ministri i Brendshëm Friedrich u përgjigj: “Natyrisht që ka të rinj myslimanë që kanë përshtypjen se feja islame në përgjithësi konsiderohet si e dyshimtë.”
Ministri pohon se shoqëria dhe institucionet duhet të punojnë për çrrënjosjen e kësaj bindjeje, sepse nuk është në rregull që të dyshohet të gjithë myslimanët.Sipas tij, studimi i fundit dëshmon edhe përkushtimin e drejtë të qeverisë dhe institucioneve për një integrim sa më të mirë të njerëzve në shoqërinë gjermane.
Gjermania respekton prejardhjen, vlerat kulturore dhe identitetin e njerëzve me prejardhje të huaj. Por ministri thotë se ajo nuk pranon importimin e vlerave autoritare, antidemokratike dhe fanatizmin fetar.
Nga ky studim nuk duhet nxjerrë vetëm pjesë por duhet shikuar tërësinë. “Myslimanët në Gjermani e refuzojnë terrorizmin”, pohon ministri Friedrich.
Kritikat më të mëdha ndaj studimit janë dëgjuar nga liberalët në koalicionin qeveritar. Zëdhënësi i liberalëve për integrim, Serkan Tören thotë se Ministria e Brendshme po shpenzon paratë e taksapaguesve për të financuar një studim, vetëm për të prodhuar tituj në gazeta dhe jo për të nxjerrë mësime.
“Mendoj se përcaktimi fetar matet këtu ndonjë herë me qëllimet e studimit dhe varet nga pyetjet që i shtron. Në këtë mënyrë merr përgjigjet që do dhe jo informacionet e duhura”, pohon ai.
Këtë studim e ka kritikuar edhe opozita. Zëvendëskryetari i socialdemokratëve Aydan Özuguz thotë se më mirë do të ishte të shikohet se pse “të rinjtë e ndiejnë veten kështu” dhe jo të nxirren konkluzione të përshpejtuara. Kritika ka pasur edhe nga qarqet shkencore, sepse studimet me 700 pjesëmarrës nuk mund të japin rezultate objektive.
Zëdhënësi i ekologjistëve për çështjet e integrimit Mehmet Kılıç, pohon nuk janë problem feja dhe prejardhja e njerëzve por mungesa e shanseve dhe mungesa e perspektivës për këta të rinj.
Arsimimi i mirë dhe puna me të rinjtë paraqesin masat më të mira preventive, pohon politikani i partisë së ekologjisë, duke shtuar se “mangësitë në punën me të rinjtë me prejardhje të huaj dhe mangësitë në arsimimin e tyre, duhet të eliminohen një herë e përgjithmonë”.
Në Gjermani jetojnë rreth katër milionë njerëz që deklarohen si myslimanë. Gati gjysma e tyre kanë nënshtetësinë gjermane./albinfo.ch & DW/
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron për rreziqet e ruajtjes së të dhënave shtetërore jashtë vendit Autoritetet zvicerane të mbrojtjes së të dhënave kanë paralajmëruar institucionet shtetërore për rreziqet e ruajtjes së... -
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë











