Lajme
Studim: Puna në distancë mund të mos jetë aq produktive sa mendohej
Tani që pandemia është pas nesh, debati mbi punën në distancë dhe rikthimin në zyrë vazhdon midis punëdhënësve dhe punonjësve. Puna nga shtëpia është bërë preferenca e shumë punonjësve, në pothuajse të gjitha bizneset, dhe megjithëse disa studime të hershme e mbështetën këtë prirje, kërkimet më të fundit vënë në dyshim nëse puna në distancë është aq produktive sa mendonim më parë.
Të kthehen apo të mos kthehen, kjo është pyetja
Pas një periudhe të gjatë pune në distancë dhe hibride, CEO-t po thërrasin punonjësit përsëri në zyrë. Pas më shumë se tre vjetësh ofrimi të punës hibride, Zoom, dikur lider në trendin e punës në distancë, po u kërkon të gjithë punonjësve të tij të kthehen në zyrë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.
Disa thonë se kjo kërkesë duket se shkon kundër asaj që ka të bëjë kompania. Megjithëse Zoom beson se bashkëveprimi me ekipet personalisht është më efektiv, të tjerë thonë se duhet të rimendojnë politikën e tyre, pasi të dhënat thonë ndryshe.
Studimet e reja tregojnë diçka tjetër
Një studim i Owl Labs me 2050 punëtorë amerikanë me kohë të plotë, zbuloi se 60% e menaxherëve, janë të shqetësuar se punëtorët janë më pak produktivë kur punojnë në distancë, ndërsa 62% e punëtorëve thonë se ndihen më produktivë, kur punojnë në distancë.
Sondazhi zbuloi se 55% e punonjësve, thanë se kishin më shumë orë duke punuar në distancë, sesa në zyrë. Plus, 83% e punëtorëve në distancë, thanë se “ndiejnë” se punojnë në të njëjtin nivel ose më të shumë, sesa kur janë në zyrë.
Një studim i fundit nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike (NBER), zbuloi se puna në distancë mund të mos jetë aq produktive sa mendohej dikur.
Punëtorët, që u caktuan rastësisht, për të punuar nga shtëpia me orar të plotë, ishin 18% më pak produktivë se punonjësit në zyrë, ose kërkonin më shumë kohë për të përfunduar detyrat, ose bënin më pak.
Kjo bie ndesh me raportet e mëparshme, që tregonin një rritje nëntë për qind, duke shtuar debatin e vazhdueshëm për kthimin në zyrë, me drejtuesit e biznesit, që nuk pajtohen me përfitimet afatgjata të punës në distancë.
Në një studim tjetër, shkencëtarët e Stanfordit në Institutin për Kërkimin e Politikave Ekonomike, zbuluan se produktiviteti i punës në distancë, varet nga mënyra e punës në distancë.
Puna plotësisht në distancë, shoqërohet me rreth 10% produktivitet më të ulët, sesa puna plotësisht në zyrë. Sfidat me komunikimin në distancë dhe pengesa të tjera, duket të jenë faktorë, sipas shkencëtarëve.
Puna plotësisht në distancë, mund të gjenerojë reduktime edhe më të mëdha të kostos, nga kursimi i hapësirës për zyra dhe punësimi global, duke e bërë atë një mundësi popullore për firmat.
Shumica e sondazheve mbi punën në distancë, bazohen në “ndjenjat” e punonjësve në distancë, se janë më produktivë. Ose menaxherët “besojnë” se janë më pak produktivë.
Megjithatë, ndjenjat dhe besimet subjektive, nuk janë fakte. Shumë menaxherë dhe punonjës në distancë, mund të kenë versione të ndryshme në lidhje me produktivitetin e punës nga shtëpia.
“Por studimi ka zbuluar, mesatarisht, ata që punojnë në zyrë të paktën disa herë, janë më produktivë,” argumenton Jacob Zinkula në Insider.
“Kjo forcon arsyetimin për thirrjen e punonjësve në zyrë, siç kanë bërë Salesforce dhe Meta. Edhe Zoom, i cili është sinonim i punës në distancë, kohët e fundit thirri disa punonjës në zyrë, për të paktën dy ditë në javë.
Gjetjet e përgjithshme, se puna plotësisht në distancë është më pak produktive sesa puna plotësisht në zyrë ose hibride.
Për më tepër, shkencëtarët e Stanford-it, arrijnë në përfundimin se puna hibride e deritanishme, nuk ka asnjë ndikim në produktivitetin në një mënyrë ose në një tjetër.
Siç theksojnë ata shkencëtarë, puna në distancë është e popullarizuar me firmat, sepse përmirëson rekrutimin dhe mbajtjen e punonjësve.
Është e vështirë të arrihet një ekuilibër midis punës në zyrë dhe punës në distancë. Strategjia, që shumica e punëdhënësve po marrin, është të zbatojnë pak nga të dyja, përmes një orari hibrid.
Kjo u lejon punëtorëve disa ditë fleksibël për të punuar nga shtëpitë e tyre dhe për të qëndruar të shkëputur nga zyra, por gjithashtu siguron ditë pune në zyrë, që hulumtimi i NBER tregon se janë më produktive.
Pra, bazuar në studimet më të fundit dhe opinionin e ekspertëve deri më sot, puna hibride mund të përfundojë të jetë mënyra më e mirë e punës dhe të zgjidhë një herë e përgjithmonë debatin e fortë. / Forbes
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes











