Lajme
Studim: Zbulohen ndryshime misterioze në trurin e njerëzve që vuajnë nga migrena
Edhe pse kjo lidhje apo rol ende nuk është shqyrtuar më në detaje, sipas hulumtuesve, ky zbulim mund të përfaqësojë një udhërrëfyes të mirë për kërkimet e ardhshme.
“Te njerëzit me migrenë kronike apo episodike, ekzistojnë ndryshime të konsiderueshme në hapësirat perivaskulare, domethënë në regjionin e trurit, i cili quhet centrum simiovale”, thotë shkencëtari Wilson Xu i Universitetit të Kalifornisë Jugore në Los Angeles, shkruan CNN.
Krahas dhembjes së tmerrshme të kokës, migrena gjithashtu mund të shkaktojë edhe marramendje, dëmtim të shikimit, fotisensitivitet dhe krupë që çojnë në të vjella. Deri më sot, shkaku i shfaqjes së saj nuk dihet, megjithëse prek rreth 10 për qind të popullsisë. Me fjalë të tjera, gjetja e shkakut dhe strategjitë më efektive të menaxhimit do të përmirësonte jetën e miliona njerëzve.
Për qëllimet e studimit të tyre, Xu dhe kolegët e tij vendosën të ekzaminojnë 20 pacientë, të cilët kanë migrenë, të moshës 25 deri në 60 vjeç – 10 që kanë migrenë kronike dhe pjesa tjetër që vuajnë nga migrena të herëpashershme. Përveç tyre, si grup kontrolli janë përfshirë edhe 5 pacientë të tjerë të shëndetshëm që nuk kanë asnjë problem shëndetësor. Më pas ata kryen skanime MRI që treguan se hapësirat perivaskulare në centrum semiovale të pacientëve me migrenë ishin zgjeruar ndjeshëm në krahasim me grupin e kontrollit.
Me atë rast, u zbulua gjithashtu se kishte një ndryshim në shpërndarjen e lezionit, të njohur si hiperintensitet i lëndës së bardhë, njolla të vogla të indeve të vdekura ose pjesërisht të vdekura të shkaktuara nga rrjedhja e reduktuar e gjakut, të cilat konsiderohen si një fenomen normal. Përfundimi i shkencëtarëve është se këto zbulime mund të na ndihmojnë të zhvillojmë mënyra të reja dhe të personalizuara për të diagnostikuar dhe trajtuar migrenën.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












