Lajme
Studimet amerikane e britanike: Vaksinat mbrojnë kundër COVID-it afatgjatë
Qysh para fillimit të janarit, Kina ka qenë në garë për të vaksinuar të moshuarit e saj.
Ajo iu bashkua vendeve të tjera, duke hequr ose lehtësuar rregullat për testimin, karantinën dhe lëvizjen.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi një fushatë më 29 nëntor për të rritur shkallën e vaksinimit tek të moshuarit kinezë, gjë që ekspertët shëndetësorë thonë se është thelbësore për të ndihmuar në shmangien e një krize të kujdesit shëndetësor.
Tani ka dy studime që përforcojnë idenë se njerëzit duhen nxitur të vaksinohen.
Një studim britanik i botuar në revistën Cardiology Research shqyrtoi të dhënat shëndetësore të 160,000 njerëzve gjatë muajit mars dhe nëntor të vitit 2020, periudha përpara se të ishte e disponueshme ndonjë vaksinë COVID-19.
Ata që u prekën nga sëmundja gjatë asaj kohe u zbulua se kishin deri në 81 herë më shumë gjasa të vdisnin brenda tri javëve të para të infektimit.
Por studimi zbuloi gjithashtu se njerëzit kishin më shumë gjasa të vuanin nga sëmundjet e zemrës 22 ditë pas diagnozës dhe kjo mund të vazhdonte deri në 18 muaj.
Studiuesit thonë se janë kujdesur që të përjashtojnë personat që kanë pasur një histori të problemeve me zemrën.
Një studim me 2000 pacientë nga hulumtues amerikanë i lidh njerëzit e pavaksinuar me simptomat për 28 ose më shumë ditë pas infektimit të tyre.
“Është shumë mirë të shohësh këto studime shumë të mëdha që raportojnë një lidhje mes vaksinimit dhe shpeshtësisë së simptomave afatgjata të Covid-it. // Është me të vërtetë e rëndësishme që ne mund ta dimë tani me siguri, e të themi se vaksinimi në të vërtetë zvogëlon shpeshtësinë e simptomave afatgjata, si dhe format më të rënda të sëmundjes që shfaqen herët pas infektimit”, thotë Profesor Peter Openshaw, në Universitetin Imperial College të Londrës.
Studimi amerikan zbuloi se 77 për qind e njerëzve të pavaksinuar në studim kishin shkallë më të lartë të simptomave afatgjata.
Këtu përfshiheshin njerëz që kishin më shumë gjasa të zhvillonin diabet, çështje neurologjike dhe sëmundje të shëndetit mendor, si dhe komplikime të mushkërive.
Profesori Openshaw shpjegon se si virusi mund të krijojë komplikime për pjesë të ndryshme të trupit.
“Unë mendoj se është mjaft e qartë se nëse virusi do të dalë nga mushkëritë në zemër, ai duhet të kalojë përmes qarkullimit të gjakut. Dhe vaksinat janë shumë të mira. Ato nxisin antitrupat në rrjedhën e gjakut. Kështu që unë mendoj se ka një mekanizëm shumë të qartë me anë të të cilit vaksinat parandalojnë komplikimet kardiake”.
Profesori Openshaw thotë se tani ka disa studime që tregojnë se simptomat afatgjata të COVID-it largohen pas një viti./VOA
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












