Lajme
Studimi i kanabisit në Cyrih merr vlerësim pozitiv
Pas përballjes me këtë çështje për vite me radhë, Zvicra ka vendosur të hetojë ndikimin e dekriminalizimit të kanabisit rekreativ.
Në vitin 2020, parlamenti mbështeti një ndryshim ligjor që lejon studimet të ofrojnë informacion shkencor për vendimet e ardhshme mbi rregullimin e kanabisit, raporton swi, përcjell Albinfo.ch.
Zyrtarët shëndetësorë në qytetin e Cyrihut kanë dhënë një vlerësim pozitiv të një studimi të kontrolluar mbi përdorimin rekreativ të kanabisit, një vit pasi u lançua.
“Qasja jonë e vendos shëndetin e përdoruesve të kanabisit në qendër dhe tregon se puna moderne parandaluese mund të shkojë paralelisht me aksesin e kontrolluar në produktet e kanabisit,” deklaroi në një shtyp Andreas Hauri, një anëtar i qeverisë së qytetit përgjegjës për shëndetin publik, në një njoftim lëshuar të enjten nga qyteti i Cyrihut, Universiteti i Cyrihut dhe Klinika Psikiatrike Universitare e Cyrihut.
Rreth 2100 persona kanë marrë pjesë në projektin pilot të miratuar nga autoritetet federale zvicerane. Prej tyre, 150 persona kanë ndërprerë pjesëmarrjen. Mbi gjysma e pjesëmarrësve konsumojnë kanabis të paktën katër herë në javë.
Gjatë një periudhe 12-mujore, një total prej 300 kg produkte kanabisi iu shitën pjesëmarrësve në Cyrih në 21 farmaci, klube sociale dhe qendra informacioni për drogën në qytet sipas skemës pilot. Janë regjistruar gjithsej 36 mijë shitje hashash dhe lule të thata kanabisi.
Projekti pilot është planifikuar të zgjasë deri në tetor 2026. Një numër studimesh të ngjashme rekreative për kanabisin janë duke u zhvilluar në disa qytete dhe kantone zvicerane./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












