Lajme
Studimi tregon se ky ilaç natyror zviceran mbyt koronavirusin
Studimi është botuar në "Virology Journal", një revistë shkencore e botuesit anglez Biomed Central
Laboratori i njohur zviceran Spiez ka vërtetuar në një studim klinik se ilaçi i njohur natyror nga Thurgau “Echinaforce” ka efekt shkatërrues ndaj virusit. Në enën për ekpserimente, ilaçi natyral Echinaforce është dëshmuar si një vrasës i vërtetë i koronavirusit, shkruajnë sot shumica e mediave zvicerane
Studimi është botuar në “Virology Journal”, një revistë shkencore e botuesit anglez Biomed Central, transmeton albinfo.ch. Kështu, prodhuesi i ilaçeve natyrore nga Thurgau, A. Vogel AG ka arritur në qendër të vëmendjes të kërkimeve kundër koronavirusit.
Përbërësi aktiv i luledeleve të kuqe është ndër të vetmet substanca në botë që është provuar se vret koronaviruset. Edhe pse, natyrisht, deri më tani kjo është provuar vetëm në indet artificiale në një enë eksperimentesh.
Për eksperimentin në fjalë, studiuesit zviceranë kanë përdorur indet njerëzore nga qelizat në traktin e sipërm respirator. Indet e gjalla nga dhurues të ndryshëm janë infektuar me viruse që shkaktojnë sëmundje dhe janë trajtuar me Echinaforce në faza të ndryshme.
Ky bar jo vetëm që lufton koronavirusin e ri Sars-CoV-2, i cili deri më tani ka është fajtor për mbi 900.000 vdekje. Ai është efektiv po ashtu kundër Sars-CoV-1, i cili pati shkaktuar një pandemi globale në vitin 2002, dhe gjithashtu kundër Mers-CoV, i cili kryesisht ishte përhapur në Lindjen e Mesme, përcjell albinfo.ch. Laboratori Spiez madje ka provuar një efekt të këtij ilaçi edhe kundër virusit më të zakonshëm të ftohjes HCoV-229E.
Thelbi i çështjes: është ende e paqartë se si ky ilaç i njohur, i cili që është në dispozicion në çdo barnatore duhet të dozohet përfundimisht kundër koronavirusit. Studimi nuk mund t’i përgjigjet ende kësaj pyetjeje.
“Të dhënat tregojnë se Echinaforce mund të inaktivojë viruset Sars-CoV-2 in vitro (në laborator). Se si funksionon kjo nga ana fiziologjike, ende duhet të sqarohet,” shkruajnë autorët e studimit, transmeton albinfo.ch. Nëse dhe në çfarë mase vepron Echinaforce kundër koronavirusit tek njerëzit duhet së pari të shqyrtohet në detaje.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa














