Lajme
Studim: Joduhanpirësit, më të rrezikuarit nga ndotja e ajrit
Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se më në fund kanë identifikuar se si ndotja e ajrit mund të shkaktojë kancerin e mushkërive te joduhanpirësit.
Sipas studimit, grimcat e vogla të prodhuara nga automjetet me motor me djegie nxisin rritjen e qelizave të mushkërive që përmbajnë mutacione që shkaktojnë kancer.
Gjetjet, të cilat nuk janë publikuar, u prezantuan në konferencën vjetore të Shoqatës Evropiane për Onkologjinë Mjekësore në Paris të shtunën.
“Qelizat me mutacione që shkaktojnë kancer grumbullohen natyrshëm ndërsa plakemi, por ato zakonisht janë joaktive. Ne kemi demonstruar se ndotja e ajrit zgjon këto qeliza në mushkëri, duke i inkurajuar ato të rriten dhe potencialisht të formojnë tumore”, tha profesori Charles Sëanton, i cili drejtoi studimin në Institutin Francis Crick dhe University College London (UCL)
Shkencëtarët gjetën gjithashtu norma më të larta të llojeve të tjera të kancerit në zonat me nivele të larta të grimcave të imëta.
Ata spekulojnë se ndotja e ajrit mund të nxisë rritjen e qelizave që mbartin mutacione që shkaktojnë kancer në trup.
Parandalimi i kancerit
Studiuesit zbuluan se bllokimi i një molekule të quajtur IL-1β (interleukin-1β) – e cila normalisht shkakton inflamacion dhe lëshohet në përgjigje të ekspozimit ndaj PM2.5 parandalon formimin e kancerit./ Euronews
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











