Lajme
Studiuesit paralajmërojnë, ja çfarë ndodh me ndërrimin e orës
Po afron ajo kohë e vitit kur gjumashët do të kenë 60 minuta më shumë në krevat, teksa në fund të kësaj jave akrepat do të kthehen prapa.
Ende nuk dihet arsyeja e saktë se përse shumica e vendeve të botës i heqin ditës një orë dhe më vonë gjatë vitit ia kthejnë përsëri atë.
Por pasi është praktikuar gjatë, shumë janë të kënaqur me zhvendosjen e kohës së mëngjesit më herët në ciklin ditor kur është verë, dhe rikthimin e saj sërisht prapa më vonë gjatë kalendarit.
Tashmë studiues të Shoqërisë Britanike të Gjumit thonë se kur ora të ndryshojë herës tjetër në verë, akrepat nuk duhet të ndryshohen më, sipas rrjetit vendas Ladbinle.
Mëngjesin e të dielës në ora 2 të natës, koha do të shkojë prapa duke u bërë ora 01.00.
Vërtet që dikush do të flejë më shumë por nëse qëndron zgjuar deri në 2 të natës kjo nuk do të të mjaftojë.
Civilizime të ndryshme e përshtasin orën e tyre sipas kohës së dritës së diellit por gjithsesi idea e zhvendosjes së kohës zyrtare një orë prapa e një orë para është relativisht e re.
Disa vende e njerëz preferojnë të ndryshojnë oraret e tyre personale në vend që të ndryshojnë kohën e të gjithëve, teksa metoda aktuale e ndryshimit të orës nisi prej kohës së Luftës së Parë Botërore.
Gjermania e Austro-Hungaria e nisën këtë në 1916, e pak më vonë qeveria britanike tha se do të bënte të njëjtën gjë, ndërsa vendet e tjera ndoqën gradualisht shembullin e “më të mëdhenjve”.
Madje Britania mes viteve 1941 e 1945 vendosi Kohën e Dyfishtë Verore duke vendosur vendin rreth dy orë para të tjerave, ide që me vone u anulua.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












