Lajme
Stuhi me shi dhe breshër kanë goditur të enjten disa pjesë të Zvicrës
Që nga mesdita e së enjtes, në Zvicër janë regjistruar më shumë se 14,000 vetëtima (deri në orën 20:30)
Pasditen e së enjtes (sot) stuhi të forta kanë shkaktuar kokrra breshri deri në 5 cm të mëdha erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, transmeton albinfo.ch.
Që në mesditë, një stuhi e fortë është zhvendosur nga Ajoie në drejtim të Bazelit dhe përveç reshjeve të mëdha të breshërit, ka shkaktuar edhe erë të fuqishme deri në 93 km/h dhe reshje të shumta shiu në një kohë të shkurtër, raporton meteo.ch.
Pak pas orës 17:00 pasdite një re e dendur në zonën Burgdorf/BE, ka shkaktuar reshje breshri me kokrra rreth 5 cm të mëdha.
Veçanërisht në kantonin e Bernës dhe në zonën e Burgdorfit, breshëri ishte i madh sa një monedhë prej 5 frangash.
Lokalisht ka pasur më shumë se 20 mm shi në 10 minuta, që, sipas sigurimit të ndërtesave zakonisht është sasi e papërballueshme për sistemin e ujërave të zeza, duhet të priten përmbytje lokale.
Që nga mesdita e së enjtes, në Zvicër janë regjistruar më shumë se 14,000 vetëtima (deri në orën 20:30).
Shtrëngata do të vazhdojë edhe gjatë natës. Regjionet si: Jura, Mittelland, Zvicra veriperëndimore dhe ultësirat e Alpeve janë goditur më rëndë, transmeton albinfo.ch. Të premten fronti i ftohtë do të kalojë mbi Zvicër dhe do të shkaktojë reshje të mëdha shiu në disa zona, veçanërisht në Alpe.
Të premten në mëngjes janë të mundshme stuhi më të forta, veçanërisht në anën jugore të Alpeve.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












