Lajme
Stuhia e borës lë mbi 145 mijë amerikanë pa rrymë
Mësohet se nga një stuhi e madhe dimërore, e përcjellë nga bora dhe akulli, në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë ka përballur mbi 80 milionë banorë me paralajmërime për motin, përcjell albinfo.ch.
Raportohet se më shumë se 145,000 persona janë pa energji elektrike në disa rajone jugore dhe lindore.
Virxhinia, Xhorxhia, Karolina Jugore dhe ajo Veriore, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Shërbimi për Motin në SHBA ka thënë se në disa rajone pritet të ketë mbi 30 centimetra borë.
Bora dhe akulli mund të “rrezikojnë udhëtimet, furnizimet me rrymë dhe mund të dëmtojnë pemët”, ka thënë Shërbimi për Motin.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, nëpër autostrada është raportuar për qindra aksidente të automjeteve.
Më shumë se 3,000 fluturime brenda dhe jashtë SHBA-së janë anuluar të dielën, sipas faqes që vëzhgon fluturimet, FlightAware.
Aeroporti Charlotte Douglas në Karolinën Veriore është prekur më së keqi, me gati 90 për qind të fluturimeve të anuluara.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje Dhuna në familje në Zvicër kërkon masa shtesë për të mbrojtur viktimat dhe për të ndëshkuar... -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?













