Shkurt.ch
Stuhia “Gonzalo” bllokon rrugë dhe shkakton dëme në Zvicër
Kështu në Wangen an der Aare ajo ka rrëzuar një kopsht me xhama duke e bartur dhe përplasur atë në autostradën A1
Stuhia e njohur me emrin “Gonzalo”, ndonëse me një formë më të zbutur, ka fryrë gjatë mbrëmjes së të martës në një pjesë të konsiderueshme të Zvicrës, duke shkaktuar dëme dhe shqetësim te popullata. Shpejtësia më e madhe që është arritur ka qenë 178 kilometra në orë dhe ajo është matur në Chasseral, në Jura-n e Bernës. Ndërkaq shpejtësi më të mëdha se 100 kilometra në orë janë regjistruar edhe në vende të ndryshme në ultësira.
Stuhia ka shkaktuar dëme dhe pengesa në komunikacion. Kështu në Wangen an der Aare ajo ka rrëzuar një kopsht me xhama duke e bartur në autostradën A1.
Në vende tjera ajo ka rrëzuar trungje drurësh dhe i ka përplasur mbi makina apo i ka hedhur në lumenj, duke dëmtuar barkat.
Po ashtu në regjionin Bern-Bittelland-Oberaargu policia dhe zjarrfikësit është dashur të intervenonin 80 herë. Ndërsa në Kantonin e Cyrihut zjarrfikësit janë alarmuar 230 herë nga popullata.
Ndërkohë në regjionet në afërsi të lartësirave, ka pasur edhe borë. Kështu, në kantonin Uri, në mes të lokaliteteve Göschenen dhe Andermatt është ndërprerë trafiku për shkak se makinat që nuk ishin pajisur me pajisje të dimrit kishin mbetur në borë.
Sipas një zëdhënësi të policisë në atë regjion, shoferët me makina me goma verore kishin provuar të kalonin rrugën e përmendur, shkruan srf.ch. Për pasojë makinat e tre kishin mbetur të bllokuara dhe pastaj është dashur ndërhyrje për t`i liruar nga gjendja ku ishin: Kjo kishte bërë që trafiku në atë linjë të bllokohej për një kohë.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë Mërgimtarët këtë mëngjes të së shtunës nuk po presin gjatë për të hyrë në Kosovë.... -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











