Bota
Stuhia në Gjermani u merr jetën tre personave dhe paralizon hekurudhat
Shpejtësia e erës është regjistruar deri në 176 km/h
Shërbimet hekurudhore u anuluan në shtatë shtete gjermane të dielën, pasi një stuhi e ashpër mori jetën e të paktën tre njerëzve, derisa pritjet mund të vazhdojnë edhe të hënën.
“Deutsche Bahn” po luftonte të hënën në mëngjes për të sjellë shërbimet e paautorizuara hekurudhore në veri dhe në lindje të Gjermanisë, pasi një stuhi e ashpër i detyroi ata të mbyllnin disa nga rrugët më të ngarkuara në vend, shkruan “The Local”.
Zona rreth Hamburgut mund të jetë më e goditura dhe vonesat e anulimet mund të vazhdojnë edhe të hënën. Rruga kryesore midis qytetit dhe Berlinit ka të ngjarë që të fillojë shërbimin normal më vonë gjatë ditës. Shërbimet nga Hamburgu deri në Dortmund, Bremen, Kiel dhe Rostock gjithashtu do të përballen me ndërprerje, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ka disa lajme të mira për udhëtarët që udhëtojnë për në kryeqytet dhe nga kryeqyteti në vendet tjera. Shërbimet midis Berlinit dhe Leipzigut, dhe midis Berlinit dhe Erfurtit, duhet të rifillojnë më vonë të hënën. E njëjta gjë vlen edhe për shërbimin e Dortmund-Hanover, dhe shërbimin midis Kasselit dhe Hamburgut.
Shërbimet normale midis Berlinit dhe Hanoverit duhet të rifillojnë, po ashtu edhe shërbimet midis Hanoverit dhe Magdeburgut.
Një 63-vjeçar kishte vdekur në Sanksoninë e Ulët për shkak të përmbytjeve, kurse në Mecklenburg-Pomerania, një barkë me tre pushues ishte përmbysur, ku dy prej tyre kanë ndërruar jetë, derisa trupi i tretë ende po mungon dhe operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.
Në Fichtelberg, një mal 1,215 metra pranë kufirit çek, ka regjistruar shpejtësinë e erës prej 176 km/h.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











