Lajme
Stuhia shkakton ndërprerje të rrymës elektrike dhe shpërthime zjarri
Një shtyllë e energjisë elektrike në Gurtnellen UR është dëmtuar nga stuhia. Fotografitë tregojnë një zjarr pylli. Ende nuk është e paqartë nëse kjo ka ndonjë lidhje me ndërprerjen e energjisë
Sipas qendrës operacionale të policisë së kantonit Schwyz, kantoni është prekur nga ndërprerje të energjisë elektrike në shkallë të gjerë. Po kështu edhe në Kantonin Uri ka probleme të ngjashme me mungesën e rrymës.
Sipas aplikacionit Altertswiss, ka ndërprerje të energjisë elektrike në gjithë hapësirën e Kantonit Uri, shkruan 20minuten.ch. Ndërkohë, edhe Selia e policisë kantonale ka konfirmuar se ka probleme me energjinë elektrike, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë as Zyra përgjegjëse e shtypit nuk ka mundur të arrihet telefonikisht, shkruan portali në fjalë, duke supozuar se kjo po ndodh sërish për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike.
Punonjësve u është dashur të dilnin nga ndërtesa e institucioneve kantonale në Altdorf përmes daljes emergjente sepse nuk funksiononin dyert elektrike.
Sipas lexuesve, një shtyllë e energjisë elektrike në Gurtnellen UR është dëmtuar nga stuhia. Fotografitë tregojnë një zjarr pylli. Ende nuk është e paqartë nëse kjo ka ndonjë lidhje me ndërprerjen e energjisë. Ndërprerje lokale gjithashtu mund të priten në rrjetin BKW.
David Mynall nga policia e kantonit Schwyz e ka konfirmuar një ndërprerje të energjisë në disa zona të kantonit, transmeton albinfo.ch. “Ne ende nuk e dimë shkakun dhe ne ende nuk mund të vlerësojmë kohëzgjatjen”, është shprehur ai.
Për shkak të problemeve teknike, tuneli Gotthard tani është i mbyllur në të dy drejtimet.
Ndërkohë, po për shkak të stuhisë, janë anuluar 56 ulje dhe 52 ngritje në Aeroportin e Cyrihut, kanë deklaruar në aeroport për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
Për shkak të dëmtimit nga stuhia është ndërprerë gjithashtu trafiku hekurudhor midis Langenthalit dhe St. Urban Ziegelei, Kantoni i Bernës. Udhëtarët duhet të llogarisin edhe më tutje me vonesa dhe anulime, thonë në SBB.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?
















