Kosova
Stuhitë nga Evropa pritet të godasin edhe Kosovën
Rrebeshe me shi, rrufe dhe erëra të fuqishme
Sot, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar qytetarët e kryeqytetit për një ndryshim të fuqishëm të kushteve atmosferike që pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, pas një periudhe të gjatë me temperatura jashtëzakonisht të larta dhe mot të nxehtë, përcjell albinfo.ch.
Në njoftim thuhet se, sipas parashikimeve ndërkombëtare, masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore pritet të depërtojnë nga veriperëndimi i kontinentit, duke përfshirë fillimisht disa shtete të Evropës si Veriu i Italisë, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Sllovakia, Polonia, Ukraina dhe Rumania, ku do të shënohen rrebeshe të fuqishme shiu, shkarkesa të rrezikshme rrufesh dhe erëra të forta me shpejtësi deri në 130 km/h, me potencial për pasoja serioze.
Në kryeqytet, e marta do të mbetet ende nën ndikimin e masave të nxehta, por pasdite pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 km/h.
Ndërsa nga e mërkura, një front i fuqishëm i ftohtë do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave (deri në 20°C më pak), reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm.
Kurse e enjtja do të jetë me vranësira të shpeshta dhe temperatura më të ulëta se zakonisht.
E premtja vjen me stabilizim gradual dhe ngritje të lehtë të temperaturave, por nën 30°C.
Rekomandime për qytetarët e Prishtinës:
• Qëndroni të informuar për paralajmërimet nga institucionet dhe mediat zyrtare
• Mos qëndroni në ambiente të hapura gjatë stuhive dhe rrufesë
• Siguroni objektet e jashtme që mund të dëmtohen nga era
• Kujdes i shtuar për të moshuarit dhe fëmijët gjatë ndryshimeve të papritura të motit
• Mos parkoni nën pemë apo objekte të rrezikshme
“Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca është në gatishmëri dhe në koordinim me të gjitha shërbimet e reagimit për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve. Do të vazhdojmë t’ju informojmë në kohë reale për çdo zhvillim”, vijon njoftimi.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












