Lajme
Subvencionimi për ndërrimin e ngrohjes, më shumë se një vit larg
Subvencionet për zëvendësimin e ngrohjes me lëndë djegëse fosile do të vonohen. Urdhëresa përkatëse është planifikuar për 1 janar 2025, tha ministri i Energjisë, Albert Rösti, për RTS.
Duke i thënë “po” ligjit për mbrojtjen e klimës më 18 qershor, qytetarët pranuan edhe ndihmën financiare prej 2 miliardë frangash për zëvendësimin e sistemeve të ngrohjes me gaz dhe naftë.
Pronarët që zëvendësojnë instalime të tilla me ngrohje me dru ose pompa nxehtësie do të mund të përfitojnë nga mbështetja totale prej 200 milionë frangash në vit, përcjell albinfo.ch.
Urdhëresa përkatëse është duke u hartuar, tha Albert Rösti, duke theksuar se kjo kërkon kohë. Vërtet duhet të sqarohen pyetje të ndryshme në lidhje me ngrohësit që mund të ndërrohen dhe përqindjen e mbështetjes për transformimin, saktësoi këshilltari federal i SVP-së.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre











