Lajme
Suedi: Shqiptari me nevoja të veçanta, rekorde botërore në sportin Goal Boll
Është bërë e ditur se Fatmir Seremeti, shqiptari me nevoja të veçanta, i cili ka arritur rekorde botërore në sport, në një intervistë rrëfen rrugëtimin e tij të suksesit, sfidat dhe vështirësitë e hasura, si dhe për librin e tij “Nga errësira në sukses”, përcjell albinfo.ch.
Fatmiri ka lëvizur në Suedi në moshën 9-vjeçare. Ai ka kryer studimet universitare për Pedagogji dhe menaxhim të sportit në Suedi, dhe është marrë me sport nga viti 2005 deri në vitin 2016. Në këtë vit fillon të punojë në Shoqatën e të Verbërve në Suedi. Ai menaxhon kompaninë e tij “Insight Visions”, e cila ka në fokus inspirim (public speaking) evente, konferenca dhe rrjete, investime dhe konsultime. Është fitues i shumë medaljeve ndërkombëtare të arta, të argjendta dhe të bronzta, në lojëra Olimpike ndërkombëtare për persona me aftësi të kufizuara në sportin Goal Boll, shkruan Telegrafi.
Si fitues i shumë medaljeve ndërkombëtare të arta, të argjendta dhe të bronzta, në Lojëra Olimpike ndërkombëtare për persona me aftësi të kufizuara (Para Lympiade), në sportin Goal Boll, për Fatmirin, i cili jeton në Suedi, pikërisht në Malmo, personat me aftësi të kufizuara, e që ai më shumë dëshirë i quan persona me aftësi të ndryshme, mund të jenë Ambasadorë më të mirë për shtetin e tyre të origjinës, edhe pse, sipas tij, për këtë nevojitet përkrahje dhe që politika, institucionet dhe shoqëria, ta shohë këtë kategori si të barabartë, e jo si vlera më të ulëta.
Në një intervistë për Telegrafin ai theksoi se e ndjen veten shumë krenar për këto të arritura, por edhe e kupton që e ka me borxh të bëjë sa më shumë, të flasë dhe të aktualizojë gjendjen e bashkatdhetarëve të tij me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Së fundmi ai ka përfunduar dhe promovuar librin në gjuhën suedeze “Nga errësira në sukses”, një histori e jetës së tij, ku fillon nga marrja e lajmit për diagnozën e tij Glaukoma, që merr lajmin se do të bëhet i verbër, çfarë zgjidhje ka dhe si janë mundësitë për të pasur një jetë të pavarur dhe të suksesshme. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













