Lajme
Suedia, afër t’u thotë lamtumirë më shumë se dy shekujve neutralitet
Suedia, sikur fqinji i saj Finlanda, prej kohësh kishte përjashtuar mundësinë e anëtarësimit në NATO, përcjell albinfo.ch.
Kjo ndryshoi praktikisht brenda natës kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Sulmi ngjalli frikë nëpër Evropë rreth ambicieve të ringjallura perandorake të Moskës – alarmim ky që është rritur që nga vrulli i Rusisë në fushëbetejë në Ukrainë.
Lufta e fundit e Suedisë përfundoi në vitin 1814 dhe kur pushkët dhe topat e drejtuar drejt Norvegjisë u ulën, kjo fuqi luftuese nuk i kapi më armët.
Për dy shekujt e ardhshëm Suedia ruajti politikën e neutralitetit, duke refuzuar të mbante anë në luftëra ose të bëhej pjesë e aleancave ushtarake. Ishte qëndrim që ruajti paqen në vend dhe kontribuoi që vendi të bëhej shtet i mirëqenies dhe superfuqi humanitare.
Kësaj epoke shumë të gjatë të mosangazhimit po i vjen fundi, teksa Suedia anëtarësohet në NATO. Formalitetet ceremoniale priten të ndodhin së shpejti, pas 18 muajve vonese për arsye se Turqia dhe Hungaria e shtynë ratifikimin dhe kërkuan lëshime nga anëtarët e tjerë të Aleancës.
“Suedia tashmë po lë pas 200 vjet të neutralitetit dhe mosangazhimit”, ka thënë kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, pasi Parlamenti hungarez dha miratimin të hënën. “Ky është hap i madh dhe duhet ta marrim seriozisht. Por gjithashtu çfarë po ndërmarrim është hap natyral”.
Suedia, sikur fqinji i saj Finlanda, prej kohësh kishte përjashtuar mundësinë e anëtarësimit në NATO. Kjo ndryshoi praktikisht brenda natës, kur Rusia nisi pushimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Sulmi ngjalli frikë nëpër Evropë rreth ambicieve të ringjallura perandorake të Moskës – alarmim ky që është rritur që nga vrulli i Rusisë në fushëbetejë në Ukrainë.
“Është rruga e duhur për ne”, ka thënë Jacob Frederiksen, pilot 24-vjeçar, i cili si shumë suedezë të tjerë ka mirëpritur anëtarësimin në NATO, e cila ruajti paqen për dekada në mes të prishjes së rendit pas Luftës së Dytë Botërore. “Unë mendoj se kjo është një epokë e re, është më mirë të jesh pjesë e një aleance sesa të jesh e pavarur dhe neutrale”.
E-Diaspora
-
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla” Turneu do të mbahet nga 9 deri më 12 prill 2026 në Fier, Tiranë dhe Shkodër,... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër mbi 300 mijë të moshuar përballen me dhunë Sipas ekspertëve, një në gjashtë persona mbi 60 vjeç përjeton dhunë ose keqtrajtim... -
Gjeneva, një nga qendrat botërore të industrisë së aromave dhe shijeve -
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër?












