Kosova
Suedia dëshiron ta dëbojë 18-vjeçarin nga Kosova drejt Serbisë
Altin Vitia i sëmur nga zemra, rrezikon të dëbohet nga Suedia drejt Serbisë
Altin Vitia nga Kosova është bërë temë e mediave suedeze për shkak të problemeve me lejeqëndrim atje, raporton albinfo.ch.
Para katër vjetëve, 18-vjeçari i ishte nënshtruar një transplantimi të zemrës, por nuk ka arritur të sigurojë një leje qëndrimi, dhe për këtë shkak shteti suedez dëshiron që Vitian ta dërgojë në Serbi për qëndrim të mëtutjeshëm në Serbi, ku edhe mund të trajtohet.
Në Kosovë, për shkak që nuk janë kushtet e përshtatshme për kujdes, nuk mund të dërgohet.
Menaxheri për Komunikim i Agjencisë Suedeze të Migracionit, Fredrik Bëngtsson, ka thënë se ka një marrëveshje midis vendeve dhe një qytetar i Kosovës, mund të bëhet qytetar i Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me vendimin e Bordit të Migracionit e habitur ka mbetur ekspertja e Ballkanit, Jessica Giandomenico.
“Asnjë shqiptar i Kosovës nuk do të kërkojë kujdes në Serbi, nëse nuk keni kontakte të mira”, u shpreh ajo.
Ambasada e Kosovës në Suedi ka kërkuar nga Vitia që të mos udhëtojë në Serbi, pasi nuk pranohet pasaporta e Kosovës.
Ndërsa mjekët që kujdesën për të nuk janë në dijeni për këtë vendim të Bordit të Migracionit. Ata kanë paraqitur një kërkesë për të ndaluar largimin e 18-vjeçarit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje Arrestohet në Gjermani një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje, pritet të vuajë pjesën e... -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e biletave ajrore në Zvicër janë rritur me 57% në pesë vitet e fundit Udhëtimi ajror po bëhet luks, çmimet rriten me 57% në Zvicër... -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër












