Kosova
Suedia, përkrahëse e Kosovës në procesin e integrimit evropian
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, me bashkëpunëtorë, në vizitën zyrtare në Suedi, pati pritje në Sekretariatin Koordinues për Bashkimin Evropian, pranë Zyrës së Kryeministrit të Suedisë, ku takoi z. Jan Olsson, me të cili diskutoi për procesin integrues, me fokus në liberalizimin e vizave.
Çelaj vuri në dukje përkushtimin e institucioneve qendrore dhe lokale për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendën Evropiane të Reformave si dhe pritshmëritë e qytetarëve tanë, pas plotësimit të të gjitha kritereve për liberalizim nga udhërrëfyesi.
Rikonfirmohet përkrahja e Suedisë për Kosovën në proceset dhe sfidat aktuale, duke vënë theksin në jo vetëm për liberalizimin e vizave, por edhe për fuqizimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit si dhe sektorët e tjerë të rëndësishëm për institucionet e Kosovës.
Çelaj, pati takim edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku u prit nga znj. Anna-Karin Eneström, Drejtoreshë për Çështjet Politike si dhe në Ministrinë e Drejtësisë, ku u prit në takim nga znj. Anna-Carin Svensson, Drejtoreshë e Përgjithshme për Çështjet Ndërkombëtare.
Kosova ka nevojë për përkrahje në proceset tejet të rëndësishme për qytetarët si liberalizimi i vizave, integrimin në organizatat ndërkombëtare si dhe zbatimin e MSA-së dhe reformat tjera që përafrojnë Kosovën me BE-në, theksoi z. Çelaj duke shtuar se me miqtë dhe përkrahjen që vije nga Suedia, këto sfida për Kosovën janë më lehtë të zgjidhshme.
Ai po ashtu theksoi se mosangazhimi i mjaftueshëm i BE-së në Kosovë dhe rajon në përgjithësi, rrezikon që Ballkani Perëndimor të shndërrohet në rajon, ku mund të shtrihen ndikimet e disa vendeve të tjera, e që nuk do të ishte mirë jo vetëm për rajonin, por edhe për vetë BE-në.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor Këshilltari i qytetit nga FDP dhe kandidati për kryetar të Winterthurit, Stefan Fritschi, flet për integrimin,... -
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë














