Lajme
Suhareka nxit bashkatdhetarët për investime
Në fund të këtij muaji drejtoria e mërgatës organizon takim me mërgimtarët, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Blerim Kuqi
Komuna e Suharekës është e vetmja në mesin e komunave kosovare që ka themeluar një drejtoria të Mёrgatёs. Arsyeja për formimin e kёsaj drejtoria ka qenë fakti se nё bazё tё regjistrimit tё fundit kjo komunë, nga 89.000 banorё sa ka gjithsej, 28.064 (31.53 %) banorё i ka nё mёrgim nё vende tё ndryshme tё Evropёs dhe botёs.
“Me formimin e Drejtorisë sё Mёrgatёs, fusha të cilës i kemi kushtuar vëmendjen më të madhe është tërheqja e investitorëve nga diaspora”, thotë për albinfon drejtori i kësaj drejtore, Zeqir Kurtishaj. “Deri mё tani kemi pasur tre investitorë, dy prej të cilëve janё nga Zvicra. Ndërsa gjatё pushimeve tё kёtij viti janё paraqitur edhe tё tjerё”, shton z. Kurtishaj.
Ai tregon se komuna ka ndarё zonёn industriale prej 168 h vetёm pёr investime kapitale, ku edhe mёrgimtarёve u janë ndarё parcelat e tokёs falas. “I kemi pёrcjellë deri nё finalizim, konkretisht, nё regjistrimin e firmёs sё tyre”.
“Ne tani jemi duke i identifikuar bisnesmenёt tanё nё diasporё. Kemi hartuar njё formular pёr plotёsim, ku kёrkohёn shumё tё dhёna edhe numri i telefonit nё mёnyrё qё tё kontaktojmё drejtpёrdrejtё me ta, në mënyrë qё t`i bindim pёr tё investuar.
Këtu nuk mendojmë vetëm për mërgatën e Suharekës. Të mirëseardhur janë edhe të tjerët, sepse ne ofrojmё kushte tё mira pёr tё gjithё.
Kjo ёshtё forma mё e mirё edhe e kthimit tё tyre nё vendlindje pёrmes investimeve, njёkohёsisht edhe për zvogëlimin e papunёsisё sё madhe nё Suharekё respektivisht nё Kosovё”, thekson Zeqir Kurtishaj, Drejtor i Drejtorisë së Mёrgatёs nё Komunёn e Suharekёs.
Ai njofton mërgimtarët e kësaj komune se në fund të këtij muaji drejtoria do të organizojë një takim me ta, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Blerim Kuqi.
Kurtishaj udhëzon mërgimtarët që për çështjet që kanë të bëjnë me drejtorinë që udhëheq ai, ta kontaktojnë në çdo kohë në telefonin kontaktues 049 261 361, 044 261 248, 029 271 345, ose në Email: [email protected]
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit












