Lajme
Sulm me thikë në stacionin e trenit në Paris
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Francës, Paris, ku raportohet se disa persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në stacionin qendror hekurudhor të Parisit.
Disa persona kanë mbetur të plagosur lehtë nga sulmi që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në terminalin e stacionit të trenit në Paris, shkruan CNN, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave, sulmuesi ka sulmuar me thikë pasagjerët në stacionin e vendosur në pjesën veriore të kryeqytetit të Francës.
“Trafiku aktualisht është i pezulluar në këtë zonë. Duket se policia ka hapur zjarr ndaj sulmuesit, i cili ka shkaktuar lëndime të lehta te pasagjerët”, ka thënë kompania hekurudhore SNCF.
Sipas raportimeve, policia ka arritur të arrestojë sulmuesin dhe e ka plagosur para arrestimit, ndërsa ambulanca ka ndërhyrë dhe ka ofruar ndihmë për të lënduarit.
Për momentin, nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa kompania ka thënë se së shpejti duhet të normalizohet qarkullimi në këtë pjesë.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, përshëndeti reagimin e guximshëm dhe efikas të policisë.
“Një person ka lënduar disa persona në stacionin e trenit mëngjesin e sotëm. Ai është neutralizuar shpejt. Faleminderit policisë për reagimin efikas dhe të guximshëm”, ka thënë ministri.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












