Shkurt.ch
Sulm në një xhami në Cyrih, së paku tre të plagosur
Treqind metra nga vendi i sulmit është gjetur pas pak kufoma e një burri i cili kishte një armë në dorë. Ende nuk është vërtetuar nëse ky i vrarë mund të vihet në lidhje me sulmin në xhami ose jo.
Në një sulm me armë që ka ndodhur sonte në një xhami në afërsi të Stacionit kryesor Hekurudhor të Cyrihut janë plagosur së paku tre persona.
Në mbrëmjen e hershme të të hënës, personi, ende i panjohur, ka hyrë në dhomën e lutjeve në xhami dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personave që kryenin ritin fetar. Me këtë rast janë plagosur rëndë tre persona, të moshave 50. 35 dhe 56 vjeçare, bën të ditur srf.ch.
Personi që ka kryer sulmin ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa policia ka nisur një aksion masiv për kapjen e tij, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht nuk ka ndonjë njohur lidhur me motivet e sulmit. Por, dyshohet për dikë ” të jashtëm” i cili kishte të veshura rroba të zeza e po ashtu mbante kapelë të zezë e i cili ishte larguar nga qendra në këmbë. Policia ka shpërndarë mesazhin tek qytetarët në kërkim të tij.
Për momentin policia refuzon te komunikojë per mediat dhe publikun. Ajo eshte duke kryer punën e saj me një prani të konsiderueshme të saj ne terren.
Rreth treqind metra nga vendi i sulmit është gjetur pas pak kufoma e një burri i cili kishte një armë në dorë. Ende nuk është vërtetuar nëse ky i vrarë mund të vihet në lidhje me sulmin në xhami ose jo.
Në xhaminë e sulmuar, kanë frekuentuar besimtarë nga Somalia, Eritrea dhe vendet e Magrebit.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës












