Lajme
Sulm para sinagogës në Vjenë: Ka edhe të vrarë
Ministria e Brendshme e Austrisë, duke folur për agjencinë austriake të lajmeve APA është shprehur behet fjalë për një sulm terrorist ose sulm "amok"
Njoftohet se në qendër të Vjenës të hënën në mbrëmje pati të shtëna në afërsi të një sinagoge. Ka pasur disa të plagosur, njofton policia në Twitter. Burime tjera shkruajnë për të paktën dy viktima.
Një polic që ka qenë në vendin e ngjarjes ka pësuar lëndime të rënda dhe është në rrezik për jetën.
Ministria e Brendshme e Austrisë, duke folur për agjencinë austriake të lajmeve APA është shprehur se bëhet fjalë për një sulm terrorist ose sulm “amok”, transmeton albinfo.ch. Njëri nga kryesit e sulmit thuhet se ka vdekur, ndërsa një tjetër mund të jetë në arrati.
“Ne jemi me të gjitha forcat e mundshme në veprim” ka shkruar policia në Twitter. “Ju lutemi shmangni të gjitha vendet publike në zonën e qytetit” thuhet në njoftimin e bërë nga ajo. Shumë njerëz janë larguar me panik nga zona e rrezikut.
Sipas raporteve të medias, një sulmues mbante rreth trupit një rrip me materie shpërthyese të cilën e ka aktivizuar. Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale mund të dëgjohen të shtëna nga armë gjysmë automatike.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











