Kosova
Sulmi ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut: Dy të dënuar me nga 5 vjet burg, një me dy vjet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë dhe dënuar me nga pesë vjet burgim Millun Millenkoviqin, i njohur si “Llune”, dhe Aleksandër Vllajiqin, lidhur me sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicë të Veriut, të ndodhur më 6 dhjetor 2022, raporton albinfo.ch.
Në të njëjtin rast, Dejan Pantiq është dënuar me dy vjet burgim, ndërsa Miomir Vakiq është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga të gjitha akuzat. Të akuzuarit nuk kanë qenë të pranishëm në sallë në momentin e shpalljes së aktgjykimit, pasi kishin kërkuar paraprakisht të mos marrin pjesë në seancë.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale, sulmi i dhunshëm ndaj zyrave të KKZ-së është cilësuar si vepër terroriste. Hetimet kanë treguar se një autoambulancë ishte përdorur për të transportuar granata dore, ndërsa Milenkoviq akuzohej se kishte marrë mjetet shpërthyese dhe kishte një rol kyç në organizim. Gjatë paraqitjes së mbrojtjes së tij, ai mohoi të gjitha akuzat.
Nga ana tjetër, Vllajiq, Pantiq dhe Vakiq akuzoheshin për hedhje të granatave të dorës dhe bombave shokuese, me qëllim të detyrimit të autoriteteve kosovare që të tërhiqeshin nga organizimi i zgjedhjeve në veri të vendit, zonë e banuar kryesisht me serbë.
Mbrojtja ka kundërshtuar akuzat, duke i cilësuar si të pabazuara në prova, ndërsa Prokuroria Speciale ka insistuar se provat materiale dhe dëshmitë e paraqitura janë të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e të akuzuarve. Prokurorja Fikrije Fejzullahu kishte theksuar se dënimi i tyre është i nevojshëm për të parandaluar sulme të tjera të ngjashme në të ardhmen, raporton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran











