Lajme
Sulmi në Hamburg, 6 persona në rrezik për jetën
Mbeten mister motivet e autores 39-vjeçare
Thuhet se 6 nga 18 personat e plagosur në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor të Hamburgut, pasditen e së premtes, janë në rrezik për jetën, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet thanë se edhe 3 të tjerë janë në gjendje më të rëndë, por të stabilizuar. Autore e sulmit është një 39-vjeçare gjermane, e cila u vu në pranga nga policia dhe pritet të dërgohet në gjykatë.
Hetuesit janë duke sqaruar motivet e saj, por për momentin nuk ka të dhëna që sulmi të ketë prapavijë politike, etnike apo fetare. Dyshimet janë se gruaja, e cila ka vepruar e vetme, vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Stacioni në Hamburgun qendror, qyteti i dytë më i madh i Gjermanisë, është një qendër kryesore për trenat lokalë, rajonalë dhe të distancave të gjata. Sulmi bëri që të pezulloheshin një sërë udhëtimesh, ndërsa të tjera u devijuan. Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se sulmi ishte “tronditës” dhe falënderoi shërbimet e emergjencës në terren për “ndihmën e tyre të shpejtë”.
Ky është i fundit në një seri sulmesh të dhunshme në Gjermani në muajt e fundit. Më i rëndi ishte ai i dhjetorit të kaluar, kur 6 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën pasi një makinë u përplas me një turmë në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Magdeburgut.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve Dëbime apo parandalim? Debati që ndan politikën në Zvicër... -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës











