Lajme
Sulmohet fizikisht Halil Matoshi
Organizatat që i bashkojnë gazetarët kosovarë e dënojnë këtë akt dhe kërkojnë nga organet e rendit që t’i ndëshkojnë sulmuesit
Publicisti Halil Matoshi është sulmuar fizikisht në mbrëmë e të martës, në lagjen “Dardania” në Prishtinë nga tre persona me armë të ftohta. Sulmin ndaj gazetarit Matoshi e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa kanë reaguar dy organizatat që i bashkojnë gazetarët kosovarë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se rreth orës 20 e 15, personat e involvuar, kanë pasur një mosmarrëveshje, që ka rezultuar më pas me sulmin. Ai ka deklaruar se kanë filluar me procedurat hetimore, dhe se policia është në kërkim të të dyshimtëve.
Ndërsa Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) thotë se me shqetësim ka marrë lajmin për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe publicistit Halil Matoshi.
“AGPK dënon ashpër këtë akt, duke e konsideruar si sulm ndaj fjalës së lirë dhe cenim të drejtpërdrejtë të jetës dhe punës së gazetarëve. Po ashtu, AGPK iu bën thirrje organeve të rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejt dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e AGPK-së.
Edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) e ka dënuar sulmin fizik ndaj publicistit Matoshi. “Një sulm i tillë ndaj një personaliteti të shquar është i papranueshëm dhe cenim i dinjitetit të Matoshi, por edhe cenim ndaj lirisë së shprehjes së gazetarëve”, thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve të Kosovës.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












