Lajme
“Sulmohet” me ngjyrë eskorta e kryeministrit Mustafa
Aksioni i quajtur simbolik nga aktivistët e Vetëvendosjes, ka ardhur si shenjë revolte ndaj marrëveshjes që ka bërë Mustafa me Serbinë
Vetura e kryeministrit Isa Mustafa është gjuajtur me ngjyrë të kuqe, nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të mërkurën në mëngjes. Vetura është sulmuar gjatë kohës që kryeministri po shkonte në Qeveri, ndërsa aksionin vetë Vetëvendosje, e konsiderohet si shenjë revolte ndaj marrëveshjes që ka bërë Mustafa me Serbinë.
“Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur ngjyrë në veturën e Isa Mustafës derisa ai po shkonte në zyrën e tij në Qeveri. Ne duam t’ia kujtojmë Mustafës se nuk mund ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të Zajednicës”, thekson Vetëvendosje.
Polica e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 8:00, është sulmuar eskorada e kryeministrit Isa Mustafa. Sipas Policisë, janë të dyshuar dy persona.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë për KP se Policia ka identifikuar dy persona të panjohur të cilët dyshohet se kanë gjuajtur me vezë-ngjyrë në drejtim të veturës së kryeministrit.
Nën është hera e parë që aktivistët e Vetëvendosje përdorin ngjyrën si shenjë revolte. Ata kanë gjuajtur edhe disa herë objektet dhe veturat e qeverisë, ndërsa rasti më eklatant ka ndodhur në Universitetin e Prishtinë, kur dy aktivist të kësaj lëvizje, e bojatisën ish rektorin Mujë Rugova për keqpërdorime në UP.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










