Lajme
Sulmohet pika e policisë serbe në Dobrosin
Ky incident është raportuar edhe nga Policia e Serbisë, sipas të cilës, polici i plagosur është Branisllav Markoviq nga Bujanoci
Në fshati kufitar Dobrosin të komunës së Bujanocit, të enjten në mëngjes rreth orës 04:20 të mëngjesit, nga persona të panjohur është sulmuar punkti i policisë serbe, ndërsa raportohet për një policë të plagosur.Ky incident është raportuar edhe nga Policia e Serbisë në Vranjë, sipas të cilës, polici i plagosur është Branisllav Markoviq nga Bujanoci.Policia serbe apriori ka akuzuar shqiptarët e Kosovës, duke i apostrofuar si “terroristë” . “Nga territori i Kosovës ka ndodhur një sulm terrorist në pikë kontrollin e policisë multietnike, në të cilin është plagosur lehtë një polic”, ka thënë për Tanjug, zëdhënësi i policisë së Vranjës, Dragan Stamenkoviq.Sipas policisë së Vranjës, sulmi është i ngjashëm me atë që ka ndodhur më 17 maj, kur nga disa persona është sulmuar i njëjti punkt. Ndryshe sipas policisë serbe, kundër pikës policore është sulmuar me armë automatike të kalibrave të ndryshëm.Ndërsa burime të albinfo.ch nga fshati Dobrosin thonë se që nga mëngjesi rruga që lidhë këtë fshat kufitar me Kosovën, është bllokuar nga policia serbe e cila ka shtuar njësitet e veta në kufi. Në vendin e ngjarjes, sipas të njëjtin burim, kanë dalë edhe hetuesit nga MUP-i i Serbisë.Dobrosini bartë mbi vete epitetin e vendlindjes së UÇPMB-së, organizatë kjo që lindi 12 vjet më parë dhe e cila luftoi për më shumë të drejta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. UÇPMB u shpërbë pas një marrëveshje paqe, pas 16 muaj lufte, por pikat e marrëveshjes paqësore nuk u zbatuan nga Serbia.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











