Jeta në Zvicër

Sulmon me thikë të riun, kapet i dyshuari

Pak përpara mesnatës mes së shtunës dhe të dielës në Spitalgasse të Liestal-it ka ndodhur një përleshje me thikë mes dy të rinjve, shkruan bluewin.ch.

Fillimisht ishin konfrontuar verbalisht dy grupe të rinjsh, ndërsa më pas njëri kishte nxjerë thikën dhe sulmoi 19 vjeçarin nga Maqedonia, i cili u dërgua menjëherë në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Prokuroria e Basel-Landschaft ka ngritur një ecuri penale ndaj një 25 vjeçari, i cili dyshohet si agresori i asaj mbrëmje. Policia kërkon dëshmitarë.