E-Diaspora

Sulmuan tre refugjatë, paraburgosen pas pesë javësh gjermani dhe maqedonasi

Në mes të majit një grup në Esslingen sulmoi fizikisht tre refugjatë irakenë dhe pas agresionit ata u larguan. Pesë javë më vonë policia arriti të kap dy të dyshuarit për sulm. Bëhet fjalë për një maqedonas dhe një gjerman të moshave 17 dhe 23 vjeç, të cilët janë dërguar në paraburgim për “vrasje të mbetur në tentativë.”

Gjermani dhe maqedonasi kanë qenë të shoqëruar edhe nga persona tjerë, por siç bëhet e ditur nga “Die Welt” ata nuk kanë pasur motiv racist dhe urrejtënxitës gjatë sulmit, por personal.