Sport
Sulmuesi shqiptar, para Ronaldos e Messit
Azdren Llullaku ndodhet në vendin e tretë të golashënuesve më të mirë të Evropës, para shumë yjeve botërorë
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një sulmues shqiptar ndodhet në maje të listës së shënuesve më të mirë në Evropë, madje edhe para yjeve botëror si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Diego Costa, Eden Hazard, Alexis Sanchez, Zlatan Ibrahimoviq e Antoine Griezmann, shkruan albinfo.ch.
Ky është Azdren Llullaku, i cili luan në kampionatin rumun me Gaz Metan. Ai ka shënuar 16 gola këtë sezon, dhe ka grumbulluar 24 pikë, duke u renditur në vendin e tretë.
Më shumë pikë sesa Llullaku, ka vetëm Aubameyang dhe Kabaev. Futbollisti i Dortmundit ka shënuar 15 gola dhe duke u shumëzuar me koeficientin 2, kuota e tij e pikëve shkon në 30.
Kjo e bën atë të kryesojë listën e golashënuesve në garën për “Këpucën e Artë”. I dyti në renditje është Evgjeni Kabaev, i cili, me 25 golat e shënuar që shumëzohen me koeficientin 1, shkon në kuotën e 25 pikëve. I treti është shqiptari, së bashku me Modesten, Mauro Icardin dhe Edin Xhekon.
Ai është shprehur se tani dëshiron të ndihmojë edhe Kombëtaren shqiptare, derisa ka zbuluar edhe disa oferta në drejtim të tij.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












