Lajme
Surroi e krahason flamurin e Kosovës me peshqirët e hoteleve turke
Derisa ka kundërshtuar Kodin Penal të Kosovës, i cili ndalon fyerjen e simboleve shtetërore, Veton Surroi ka thënë se flamuri i Kosovës më shumë “i ngjan një peshqiri të hoteleve turke” se sa një simboli shtetëror
Publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi e ka krahasuar flamurin e Kosovës me peshqirët e hoteleve turke. Ai në një reagim në Facebook ndaj ligjit që po përgatitet me qëllim sanksionimin penal ndaj kujtdo që fyen apo përbuzë simbolet e shtetit, thotë se Kodi i ri Penal është një delikt verbal që i ngjason ish regjimit Jugosllav.
“Ministria e Drejtësisë përgatitka një kod të ri penal me të cilin sërish mund ta rikthejë deliktin verbal. Në ish Jugosllavi ishte neni famëkeq 133 , e Ministria e Drejtësisë e paska bërë 134. Në të , në pikën c shkruhet kështu: Kushdo që publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara: 1.1. fyen apo me keqdashje shpreh përbuzje ndaj Republikës se Kosovës ose ndaj rendit të saj kushtetues; ose 1.2. fyen ngjyrat, flamurin, stemën apo himnin e Republikës se Kosovës dënohet me burgim deri në tre (3) vjet ose me gjobë”, ka shkruar Surroi në Facebook.
Derisa ka kundërshtuar korrektësinë e këtij norme juridike, Surroi ka thënë se flamuri i Kosovës më shumë i ngjan një peshqiri të hoteleve turke, citon Insajderi.
“Sa për informim paraprak të Ministrisë së Drejtësisë, konsideroj dhe kam shkruar se flamuri i Kosovës më shumë i ka hije një peshqiri të hoteleve turke (me gjashtë yje) se sa përfaqësimit të këtij vendi. Të njëjtën gjë jam i gatshëm ta përsëris edhe nëse aprovohet ky ligj. Si do ta vlerësonte gjykatësi këtë deklarim të hapur timin”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











