Kosova
Sveçla: Jankoviq është dërguar në paraburgim për “prishje të rendit kushtetues të Serbisë”
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është dërguar për 48 orë në paraburgim në Serbi, për veprën “prishje e rendit kushtetues”, përcjell albinfo.ch.
Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, bashkë me kryeministrin Albin Kurti.
“Sipas informatave që kam marrë nga Policia e Kosovës, janë ndaluar 10 pjesëtarë të policisë, 5 janë liruar mbrëmë e 4 sot. Zëvendësdrejtori Dejan Jankoviq vazhdon të jetë i arrestuar. Ai është dërguar dje në Rashkë, metodë e përsëritshme kjo nga autoritetet e Serbisë… Sipas informatave që kam, ai është dërguar në paraburgim për 48 orë, me akuzën për ‘prishje të rendit Kushtetues’. Akuzë të cilën vetë presidenti Aleksandar Vuçiq e përmendi në adresimin e tij gjatë vizitës në njësitin ‘Kobra’”, ka thënë Sveçla. “Fakti se zv. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës është arrestuar dhe transferuar në Rashkë, duhet të jetë alarm për të gjithë. Nuk është vetëm abuzim i rëndë nga ana e Serbisë, por Vuçiq me arrestimin e mbajtjen e Jankoviqit synon të dërgojë mesazh të qartë të frikësimit për serbët e Kosovës që janë integruar apo donin të integroheshin në Policinë e Kosovës”.
Sveçla ka thënë se bazuar në informata, ka edhe qytetarë tjerë të arrestuar. Ai ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithëve.
Po ashtu i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta ndëshkojë këtë veprim të Serbisë. Sveçla ka thënë se sipas informatave, janë ndaluar në total 1498 qytetarë, e të cilët janë maltretuar e janë marrë në pyetje lidhur me të kaluarën e tyre, lidhjet e tyre me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nëse kanë pasur familjarë në UÇK. Ka thënë se me orë të tëra janë lënë qytetarët pa ushqim, barna e ilaçe.
“Ngjarjet dje nuk janë thjesht çështje e lirisë së lëvizjes dhe shkelje e marrëveshjeve, sepse ato ndodhin në vazhdimësi. Janë shkelje e të drejtave të njeriut, dhe përbën kërcënim të madh për sigurinë e stabilitetin e rajonit. Ndalimi i bazuar në origjinë etnike kombëtare përbën kërcënim të madh për siguri e stabilitet në rajon”, tha Sveçla.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












