Kosova
Sveçla pret në takim Sekretarin e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, diskutojnë për sigurinë në veri
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, priti sot në takim Sekretarin e Ministrisë së Brendshme Federale të Gjermanisë, Bernd Krosser, i cili ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ekipi i tij.
Ministri Sveçla i uroi mirëseardhje në Ministrinë e Brendshme Sekretarit Krosser dhe me këtë rast shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për institucionet e Republikës së Kosovës.
Para delegacionit Sveçla prezantoi të arriturat në fushën e sigurisë, veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar, kontrabandës, migrimit të parregullt dhe çdo ilegaliteti tjetër. Ai theksoi se këto të arritura janë edhe falë mbështetjes së partnerëve tanë, të cilët kanë kontribuar në ngritjen dhe forcimin e institucioneve të sigurisë.
Sveçla diskutoi edhe për sigurinë e përgjithshme në Kosovë, veçanërisht në komunat veriore. Me këtë rast ai shprehu shqetësimin për mosdorëzimin para drejtësisë të terroristëve që realizuan sulmin terrorist në Banjskë dhe strehimin që po ua bën Serbia, si një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë e Republikës së Kosovës.
Sekretari Krosser falënderoi ministrin për pritjen dhe përgëzoi për të arriturat. Ai po ashtu diskutoi edhe për Procesin e Berlinit, ku Republika e Kosovës mbetet palë aktive e këtij procesi. U diskutua po ashtu edhe Ministeriali i radhës i Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit.
Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë, si garancë e sigurisë në rajon, por edhe më gjerë.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











