Tematike
SVP kërcënon me iniciativë për “dëbim konsekuent” të të huajve me dosje krimi
Por juristët thonë: "dëbimi me automatizëm nga vendi, i realizuar mbi bazën e një katalogu të veprave penale është një iluzion në një shtet ku sundon ligji"
SVP ka filluar të kërcënojë me një iniciativë të re për dëbimin e të huajve me dosje krimi. Ajo synon të heqë fare nga ligji penal klauzolën për “rastet e rënda”, shkruan srf.ch. Sipas partisë së krahut të djathtë, shumë kriminelë të huaj nuk po deportohen.
SVP thotë se 42 për qind e autorëve të delikteve nuk po dëbohen nga Zvicra, edhe pse kanë kryer krime nga i ashtuquajturi “katalog”, i cili përcakton lartësinë e dënimit e cila çon në dëbim të të huajit.
Në fund të vitit 2010, votuesit në Zvicër patën miratuar iniciativën e SVP-së “Për largimin e të huajve kriminelë”. Kjo iniciativë e pati detyruar atëbotë Parlamentin të zbatonte dispozitat e reja kushtetuese brenda pesë viteve në vijim, transmeton albinfo.ch. Ende para përfundimit të punës legjislative nga ana e parlamentit, në vitin 2012, SVP, duke këmbëngulur për realizimin e iniciativës së përmendur, kishte lancuar nismën tjetër, ose “iniciativën përmbaruese”.
Kjo e fundit qe hedhur poshtë nga votuesit në vitin 2016.
Para votimit për iniciativën tjetër të radhës, “iniciativën e kufizimit”, që po ashtu i takon SVP-së, për të cilën do të mbahet referendumi në shtator, SVP nxori në sipërfaqe përsëri këtë temë. Sipas saj, tani numrat tregojnë se “Këshilli Federal dhe partitë e qendrës së majtë” nuk duan të zbatojnë vullnetin popullor, përcjell albinfo.ch. Vetëm në vitin 2019, siç thotë SVP, 1.183 kriminelë të huaj nuk janë dëbuar nga vendi, edhe pse ata ishin dënuar për krime që, sipas kushtetutës dhe kodit penal, duhet të çojnë në dëbim.
Partia Popullore tani po shqyrton mundësinë e një iniciative të dytë përmbarimi. “Nëse Këshilli Federal dhe Parlamenti refuzojnë ta bëjnë këtë brenda një periudhe kohe të arsyeshme, SVP do të marrë në konsideratë një iniciativë popullore për të shfuqizuar klauzolën e `rasteve të vështira”, thuhet në një deklaratë të kësaj partie.
SVP kombinon shpalljen e një iniciative popullore kundër klauzolës së vështirësive me votimin e “nismës së kufizimit” për të cilën do të mbahet referendumi më 27 shtator, transmeton albinfo.ch. “Të njëjtët politikanë që dikur i premtuan elektoratit një “zbatim të mprehtë “të nismës së dëbimit, tani po përpiqen të na bindin se nisma e kufizimit do të dëmtojë Zvicrën”.
Por, krejtësisht ndryshe mendojnë juristët dhe gjyqtarët, shkruan srf.ch. Kërkesa e SVP që klauzola e vështirësisë të fshihet, është vështirë e pranueshme nga ta.
Juristët: Dëbimi me automatizëm është iluzor për një shtet ku sundon ligji
Kështu, Felicitas Lenzinger, kryetare e Gjykatës Penale të kantonit Basel-Stadt dhe anëtare e shoqatës së gjyqtarëve, thotë se klauzola e rasteve të vështirëa është një instrument shumë i rëndësishëm për gjykatat, përcjell albinfo.ch. “Ajo është dëshmuar si e përshtatshme”, thotë ajo.
Rezultatet korrespondojnë me vullnetin e popullit, thotë gjykatësja. Ajo me këtë rast i referohet shkallës së dëbimit për krime të rënda: 100 për qind e të dënuarve për vrasje dhe pothuaj 90 për qind e atyre që janë dënuar për vjedhje, janë dëbuar.
Edhe profesori i drejtësisë nga Berna, Markus Müller thotë se dëbimi me automatizëm nga vendi, i realizuar mbi bazën e një katalogu të veprave penale është një iluzion në një shtet ku sundon ligji: secili rast duhet të shqyrtohet veç e veç. Hapësirën e veprimit edhe mund ta ngushtoni edhe më tutje. Por ju nuk mund ta eliminoni atë”, përcjell albinfo.ch. Parimi sipas të cilit një gjykim duhet të jetë proporcional me veprën, nuk mund të rrëzohet, ka thënë Müller.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












