Shkurt.ch
SVP-në e zgjedhin shtresat me arsim të ulët dhe të mesëm, SP-në, akademikët
Te meshkujt dhe te grupmoshat 18-39 vjeçare SVP-ja ka qenë e para dhe FDP e dyta. Te gratë, pastaj te moshat 40-64 dhe mbi 65 veçare (të dy gjinitë) ka qenë SP-ja menjëherë pas SVP-së
Se SVP-ja ka fituar zgjedhjet e reja për Parlamentin e Zvicrës ky është lajm i vjetëruar tashmë. Por lajm i ri është se kjo parti ka dalë e para në preferencat e pothuajse të gjitha shtresave, (moshave, gjinive) dhe kategorive shoqërore në vend. Pra, nuk ekziston një zgjedhës tipik i SVP-së, siç mendohej duke u nisur nga zgjedhjet e mëparshme.
Në këtë konstatim ka arritur raporti përfundimtar për zgjedhjet, që është publikuar sot. Ai është realizuar mbi anketën e zhvilluar pas zgjedhjeve me 1017 persona, nga instituti GFS Bern. Vetëm në qytetet e mëdha dhe në shtresat me arsimim të lartë Partia Socialdemokrate (SP/PS) ka qenë preferenca e parë, njofton srf.ch.
Te meshkujt dhe te grupmoshat 18-39 vjeçare SVP-ja ka qenë e para dhe FDP e dyta. Te gratë, pastaj te moshat 40-64 dhe mbi 65 veçare (të dy gjinitë) ka qenë SP-ja menjëherë pas SVP-së.
Në komunat rurale si dhe në aglomeracionet e vogla, të mesme e të mëdha më së shumti ka deputetë të zgjedhur nga SVP-ja. Vetëm në bërthamat e qyteteve mbizotërojnë të zgjedhurit që kanë qenë kandidatë të SP-së. Në përgjithësi, SP/PS ka qenë partia më e fortë në mesin e shtresave me arsim të lartë ndërsa SVP-ja te shtresa me arsimim të mesëm dhe të ulët.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












