Shkurt.ch
SVP-UDC kërkon kampe internimi për azilantët problematikë
Azilkërkuesit me sjellje të pahijshme dhe delinkuentët në mesin e tyre duhet të vendosen në kampe qendrore internimi
Problemet që kanë ndodhur kohëve të fundit në shtëpinë e strehimit të azilkërkuesve në Hassliberg të Bernës, kanë bërë që SVP-UDC e këtij kantoni të kërkojë kampe internimi për azilkërkuesit problematikë.
Zënkat mes azilkërkuesve, vjedhjet dhe prishja e qetësisë kanë shtyrë në veprim edhe qeverinë e Zvicrës. Zyra Federale për Migracion, si përgjigje ndaj problemeve në fjalë ka zvogëluar numrin e azilkërkuesve në atë qendër, ka vendosur personel mbikëqyrës të sigurisë etj.
Por të gjitha këto janë pak për SVP-në e regjionit.
“Siç po shihet prej kohësh, situata po përshkallëzohet në vazhdimësi. Zhvillimet aktuale në Hasliberg dhe në komunat tjera e tregojnë këtë në mënyrë shumë të dukshme. Qeveria Federale dhe parlamenti duhet që më në fund të veprojnë, për tu ofruar qytetarëve sigurinë e duhur”, citojnë mediet SVP-në.
Sipas kësaj partie, nevojiten masa më efikase në lëmin e azilit. Azilkërkuesit me sjellje të pahijshme dhe delinkuentët në mesin e tyre duhet të vendosen në kampe qendrore internimi që do të udhëhiqeshin nga federata.
Po kështu SVP-UDC kërkon që refugjatët e ndjekur penalisht “të burgosen menjëherë, tu përmbyllet procedura e azilit dhe të dëbohen me procedurë të shkurtë”.
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis formulës për foshnje të kontaminuar me toksinën... -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj -
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër













