Tematike
SVP-UDC shton presionin mbi FDP-PLR
Në prag të zgjedhjes së Këshillit federal, partitë politike zvicerane ballafaqohen me presionet e SVP-UDC
Dje, 300 delegatët e SVP-UDC-së të mbledhur në kantonin Vaud, kanë pranuar unanimisht manifestin i cili i kërkon parlamentit ta rivendosë sistemin e harmonisë (konkordenca) me dy karrige për tri partitë politike kryesore në vend, njofton e përditshmja « Le Temps ».
Dy ditë para zgjedhjes së Këshillit federal nga parlamenti, SVP-UDC parajalmëron se në rast të mbështetjes të rizgjedhjes së Evelyne Widmer-Schlumpf, qoftë edhe nga një deputeti i vetëm i rradhëve të FDP-PLR, atëherë SVP-UDC do ta sulmojë karrigen e këshilltarit federal liberal Johann Schneider-Ammann.
Blloku SVP-UDC numëron 102 vota. Do t’ju duhen pra edhe 21 vota në krahun e majtë të parlamentit për ta fituar shumicën absolute të Parlementit i cili numëron 245 deputetë.
Prandaj, votat e FDP-PLR do të ndiqen për së afërmi nga SVP-UDC sepse ata dyshojnë se disa parlamentarë liberalë, veçanërisht Fabio Abate, Raphaël Comte dhe Fathi Derder, të mos votojnë për zgjedhjen e Këshilltarit të dytë federal të dalë nga rradhët SVP-UDC.
Paralelisht, SVP-UDC ka shtuar poashtu presionin edhe ndaj parlementarëve tjerë, në rast se nuk zgjedhet i propozuari i tyre, Hansjörg Walter, për Këshilltar federal i dytë i dalë nga SVP-UDC.
Për disa tenorë të SVP-UDC, në rast se nuk i sigurohet karrigeja e dytë, atëherë shqyrtohet poashtu mundësia për të dalur nga qeveria dhe të pozicionohet si formacion politik opozitarë.
Një eventualitet të tillë, SVP-UDC do ta shyqrtonte më 28 janarin e ardhshëm, gjatë asamblesë së përgjithshme që do të mbahet në Berg (TG).
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten











