Shkurt.ch
SVP/UDC sërish me iniciativën për dëbim në Zvicër
Shkasi që ka shtyrë SVP-në që të nisë këtë iniciativë është "devijimi" që po merr zbatimi i iniciativës së saj për dëbimin e të huajve
SVP (UDC) do të nisë edhe një iniciativë të re për dëbimin nga Zvicra të të huajve me dosje krimi. Këtë synim e ka konfirmuar kryesia e kësaj partie në një konferencë për medie të mbajtur sot në Bernë. Mbledhja e nënshkrimeve për iniciativën e re mund të nisë më së voni në fillim të vitit 2012.
Në konferencën në Bernë, nënkryetari i partisë dhe ideologu i saj Christoph Blocher ka thënë se SVP nuk mundet të presë deri sa parlamenti ta procedojë dhe miratojë iniciativën e ngjashme të udhëhequr vitin e kaluar nga kjo parti, dhe të votuar nga shumica e zviceranëve.
Qëllimi i iniciativës së re, sipas Blocher-it është që “propozimi për mënyrën dhe kushtet për dëbimin e të huajve që pranohet nga populli përmes votimit, të zbatohet nen për nen në kushtetutën e Zvicrës”. Aty, duhet të bëhet lista e delikteve për të cilat njerëzit me pasaportë jo zvicerane mund të dëbohen në vendet e tyre.
Shkasi që ka shtyrë SVP-në që të nisë këtë iniciativë është devijimi, që sipas saj, po merr zbatimi i iniciativës së saj për dëbimin e të huajve, e cila vitin e kaluar qe votuar nga populli me 52.9% të votave.
Kjo parti është e pakënaqur me grupin e punës që po e përpunon tekstin e pranuar të iniciativës. Grupi në fjalë ka hedhur poshtë disa përcaktime nga teksti burimor, të cilat bien në kundërshtim me kushtetutën e Zvicrës dhe me të drejtën ndërkombëtare.
SVP ka proklmuar se sërish do të vendosë në sheshe të qyteteve dhe vende tjera pllakatat e saj të kontestuara nga iniciativa e kaluar me “delen e zezë”.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori












