Lajme
Swiss Albania Event organizon festë të përbashkët dedikuar artit
Pavarësisht pandemisë, shoqata “Swiss Albania Event” nuk ka rreshtur së organizuari aktivitete të njëpasnjëshme, të cilat kanë përçuar emocion pozitiv te shumë njerëz, me theks të veçantë te fëmijët, shkruan albinfo.ch.
Edhe pse disa muaj e gjithë Zvicra ishte e mbyllur nga shkaku i pandemisë, shoqata “Swiss Albania Event” vazhdimisht ka organizuar aktiviete online, aktivitete këto që bënin zhvendosjen e vëmendjes nga pandemia te gjërat pozitive dhe më produktive për diasporën shqiptare dhe më gjerë.
Së fundmi, drejtoresha e kësaj shoqete, Aina Hoti, ka bërë të ditur për albinfo.ch se do të organizojë një festë të përbashkët me 3 tetor 2020, duke filluar nga ora 16:00 në ambientet e Coworking Fenix Consulting, Lozanë, festë kjo dedikuar artit.
Në të gjitha iniciativat dhe aktivitetet e kësaj shoqate (SEA) që ka bërë që nga koha e pandemisë e deri më tani, me një koktej të organizuar, fëmijët e vegjël do të kenë mundësi të argëtohen duke shijuar përralla nga Rina Cela Grasset, që ka përkthyer librin nga përrallat shqip në frengjisht, pastaj lexim historie për të vegjlit dhe moshat e rritura, dedikimet e librave, ‘Përrallat e Shqipërisë’ dhe ‘Bukë kripe e zemër’, ‘Proverbat e Tokës së Shqiponjës’ etj.
Po ashtu, duhet theksuar se në këtë event janë të ftuar edhe moshat madhore, ku përveç argëtimit, do të bisedohet edhe për planet dhe aktivitetet e ardhshme që shoqata Swiss Albania Event do të organizojë në plan-programin e drejtoreshës Aina Hoti. /Albinfo.ch

Më poshtë njoftimi i plotë nga Swiss Albania Event:
ARTISTË , MIQ E DASHAMIRËS TË ARTIT:
– Do të kenë mundësi të flasin nga afër me përkthyesen e librave për fëmijë (kryesisht përralla), Rina Çela si e ftuar speciale e asaj dite.
– Do të prezantohen me punimet me të bukura artistike që u grumbulluan për expo on line “Tradita në Diasporë” të përmbledhura në një video të realizuar nga profesionistë të fushës.
– Do të shpërndahen vlerësimet e fëmijëve që dolën fitues të garës së pikturës në ekspozitën on line të Qershorit 2020.
Aktiviteti do të përmbyllet me një kokteil për të pranishmit, fëmijë e të rritur.
Orët e dedikuar artit janë ushqim i shpirtit, i fantazisë dhe dhurata më e bukur që secili nga ne i bëjmë vetvetes.
Faleminderit dhe njëherë Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për mbështetjen dhe bashkëpunimin të promovojmë sa më bukur kulturën tonë.
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj:
078 64 15 058
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Shtator 2020
- Ora10:00
- Data e përfundimit24 Shtator 2020 - 10:00
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit













