Sport

Swiss Football League vepron kundër dhunës në stadiume

Swiss Football League (SFL) dëshiron të shqyrtojë marrëveshjen kundër dhunës në stadiume të e kantoneve. Ajo propozon disa masa, duke përfshirë kërkimet dhe kontrollimet më të rrepta të identitetit.

Në fillim të shkurtit, Konferenca e Drejtorëve të Departamenteve kantonale të drejtësisë dhe policisë (KDDKDP) paraqiti një marrëveshje të re për t’i dhënë fund dhunës në stadiume dhe përreth, e cila do të miratohet nga kantonet. Ndër masat e reja të paraqitura figuron edhe detyrimi që çdo ndeshje të këtë autorizim.

Sipas marrëveshjes, miratimi kantonal mund të plotësohet nga çdo ndeshje, duke garantuar një kornizë për tifozë, për shitjen e pijeve alkoolike, ose për kontrollet në hyrje. SFL pati kundërshtuar masat e tilla, prandaj edhe i ishte drejtuar KDDKDP-së për t’i kërkuar që këto masa të ndërmerren vetëm për ndeshjet të cilat mund të jenë të rrezikshme.

Ndër masat e propozuara SFL parashikon zgjerimin e kontrollimit të trupit dhe mbikëqyrjes gjatë ndeshjeve të ligave superiore për t’iu shmangur përdorimit të piroteknikëve brenda ndërtesave.

Gjithashtu, duhet prishur solidaritetin me rreth 1500 tifozë të konsideruar si të dhunshëm në Zvicër dhe potencialisht të rrezikshëm. Në vend të kësaj, duhet rritur bashkëpunimi mes tifozëve dhe autoriteteve të ndryshme, agjencitë e trenit dhe klubeve.

Ardhja dhe largimi i tifozëve që udhëtojnë në vagonë të treneve të rezervuar duhet të menaxhohet më mirë, falë bashkëpunimit të ngushtë të klubeve me SBB/CFF, dhotë SFL.