Shkurt.ch
Swiss lejon përdorimin e telefonëve mobilë gjatë fluturimit
Deri më tash ka qenë e lejuar kyqja në modelin e fluturimit vetëm pas arritjes së lartësisë maksimale ndërsa tash edhe gjatë ngritjes dhe aterrimit të aeroplanit
Duke filluar nga e enjtja (më 1 maj) pasagjerët e kompanisë ajrore Swiss nuk do të detyrohen më të shkyqin telefonat e tyre celularë dhe tabletët gjatë ngritjes, aterrimit si dhe as gjatë tërë kohës së fluturimit të aeroplanit. Por, sigurisht këto aparate mund të përdoren vetëm në modusin e fluturimit.
Lidhjet e internetit pa tela (WLAN) dhe funksionet si Bluetooth vazhdojnë të jenë të ndaluara. Deri më tash ka qenë e lejuar kyqja në modelin e fluturimit vetëm pas arritjes së lartësisë maksimale ndërsa duhej të shkyqeshin me rastin e shartimit dhe aterrimit të aeroplanit.
Ajo që me të renë u mundësohet pasagjerëve është dëgjimi i muzikës, shikimi i materialeve që i kanë në celular ose në tablet etj. edhe gjatë aterrimit dhe shartimit, shkruan azonline.ch. Vetëm kur mban mot i ligë ata duhet ta kufizojnë përdorimin e tyre, thuhet në një komunikatë të kompanisë Swiss.
Ndërkohë përdorimi i laptopit do të vazhdojë të jetë i ndaluar në çdo fazë të fluturimit.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore










