Jeta në Zvicër
“Swiss”, rekord udhëtarësh më 2017
Vitin e kaluar ”Swiss” transportoi pothuajse 17 milionë njerëz me më pak fluturime.
Linja ajrore “Swiss International Air Lines” (Swiss) ka transportuar 16,896,233 pasagjerë vitin e kaluar, duke tejkaluar rekordin e vitit të mëparm me dy për qind. Kjo u njoftua nga “Swiss”, përcjell albinfo.ch. Në të kundërtën, numri i fluturimeve në gjithë rrjetin e destinacioneve ra me 4.1 për qind. Ka pasur 121,885 fluturime në Evropë dhe 18,189 fluturime në trafikun ndërkontinental.
Përveç kësaj, “Swiss” rriti kilometrat e shitura të vendeve me 4.5 për qind. Në përgjithësi, faktori i ngarkesës së pasagjerëve u rrit me 1.1 pikë përqindjeje nga viti në vit, në 82.4 për qind.
Gjithashtu, kompania «Lufthansa» raporton shifra rekorde: Me një total prej 130 milionë pasagjerësh, linjat ajrore të Grupit Lufthansa në vitin 2017 arritën një nivel të lartë historik. «Lufthansa» ka transportuar 66.2 milionë pasagjerë në vitin 2017, 6.1 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër












