Integrimi
swissalbs anulon ballon e ndërmarrësve të paraparë për 28 mars
"Ne do të shpallim një datë alternative për mbajtjen e ballos sa më shpejt që të jetë e mundur"
Të nderuar komunitet swissalbs, të dashur miq
Me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe për të mirën e të gjithëve, ne do të anulojmë ballon e sipërmarrësve, të paralajmëruar që të mnabhet më 28 Mars 2020. Kështu njofton shoqata swissalbs, e cila qëndron mbrapa kësaj balloje. Kemi gjithmonë në plan të parë mirëqenien e të gjithë neve.
Ne do të shpallim një datë alternative për mbajtjen e ballos sa më shpejt që të jetë e mundur. Kërkojmë mirëkuptimin dhe marrjen në dijeni nga ju se data e re varet nga zhvillimet e mëtejshme.
Ne kemi besim se ballon do të mund ta mbajmë këtë vit. Në rast të një anulimi të plotë të aktivitetit, ne do t’ju informojmë menjëherë dhe në mënyrë transparente. Nëse nuk mund të jeni merrni pjesë në aktivitet në datën e re, sigurisht që çmimi i biletës do të ju kthehet.
Ju lutemi të qëndroni të azhurnuar në kanalet tona të mediave sociale, faqen tonë të internetit dhe buletinin tonë, thuhet në fund të njoftimit të swissalbs.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












