Shkurt.ch
Swisscoy shton personelin
Swisscoy do të marrë nga Zvicra edhe 40 veta, kryesisht specialistë dhe teknikë, që do të ndihmojnë për çmontimin e kampit Casablanca
Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar shtimin e numrit të personelit të saj në kontingjentin e Swisscoy që vepron në kuadrin e Kfor-it, në Kosovë.
Ky shtim i numrit është bërë për shkakun se kampi Casablanka, afër Suharekës, ku Swisscoy është i vendosur bashkë me kontingjentin austriak, do të hiqet. Numri i ushtarëve të Austrisë do të zvogëlohet kështu që mbajtja e strukturës ekzistuese do të jetë e paarsyeshme.
Për këtë arsye, për punimet në çmontimin e kampit, që pritet të zgjasin rreth katër muaj, Swisscoy do të marrë nga Zvicra edhe 40 veta, kryesisht specialistë dhe teknikë, që do të ndihmojnë për çmontimin.
Një pjesë të mjeteve, kryesisht armatimin dhe mjetet ushtarake, kontigjenti zvuiceran do t`i kthejë në Zvicër. Pjesën tjetër, teknike, do t`ia lë në shfrytëzim Unmik-ut
Kjo, për faktin se pjesa tjetër e ushtarëve zviceranë do të jenë të zënë me punët e tyre në ruajtje të paqes dhe në aktivitetet tjera në Kosovë, thuhet në komunikatën e Departamentit të Mbrojtjes, të Qeverisë së Zvicrës.
Ndërkohë, ushtarët dhe personeli zviceran do të kërkojë vende tjera për tu strehuar.
Verën e vitit që shkoi, Qeveria Federale e Zvicrës pati vendosur t`ia vazhdojë mandatin Swisscoy-t deri në vitin 2014.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026











