Kosova
Syla: Kosovës i mungojnë 5 mijë punëtorë shëndetësorë
Premtimet e partive politike për rregullimin e gjendjes në shëndetësi, po shihen me skepticizëm nga përfaqësues të punonjësve shëndetësorë.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla thotë se për t’u realizuar premtimet e politikanëve për shërbime efikase karshi qytetarëve të vendit, sistemit shëndetësor i duhen edhe 5 mijë mjekë e infermierë.
Ai thotë se një dëshirë e tillë do të mbetet vetëm një ëndërr e parealizuar, teksa alarmon se mjekët dhe infermierët kosovarë po largohen në heshtje nga Kosovë drejt Gjermanisë, e vendeve të tjera të Evropës.
“Për me i dhënë një shërbim çfarë po thonë politikanët tonë popullit na duhen edhe 5 mijë punëtorë, që ëndërr ka me qenë, sepse ju po e shihni që as nuk po duan me punësuar. Nevojat e Gjermanisë e shteteve të Evropës janë në rritje e sipër, sepse atje kemi trend të plakjes dhe nuk kemi profesionistë shëndetësorë të mirëfilltë dhe këtu nuk kemi çfarë të fshehim.”
Kreu i FSShK-së, thotë se në bazë të një studimi të realizuar vitin e kaluar del se 75 për qind e studentëve të mjekësisë, janë shprehur se pas përfundimit të studimeve do të largohen nga Kosova, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch
Kjo sipas tij është shqetësuese, pasi që po investohet shumë në shkollimin e rinisë dhe më pas shteti po dështon t’u krijojë kushte për punësim.
“Vitin e kaluar e kemi bërë një studim dhe i kemi pyetur edhe studentët 75 % e studentëve kanë thënë ‘PO’, ne po e kryejmë fakultetin e mjekësisë që të dalim jashtë, asnjëri edhe pse ne i shkollojmë këtu nuk mendon të qëndrojë, dhe këto janë për shkak të politikave të gabuara e që edhe një deklaratë e tillë ka me i nxit tash jo vetëm mjekët e rinj sepse nuk e shohin perspektivën.”
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











