Ta përjetosh pleqërinë në mërgim
Sonte në Lozanë, në organizim të UPSH, Gjenevë dhe albinfo.ch mbahet tryeza që ka për temë pleqërinë në diasporë
Gjithnjë e më shumë është e theksuar dilema e të moshuarve në diasporë se ku do ta kalojnë pleqërinë pas pensionimit.
Pikërisht për këtë do të debatojnë ekspertët, të cilët do të bëjnë përpjekje të japin përgjigje se cila është rruga e duhur. Po ashtu do të flasin edhe për pensionistët e kthyer në vendet e tyre të prejardhjes. Përgjigje do marrin edhe pyetjet se si paraqitet situata e pensionistëve emigrantë në Zvicër ? Cilat janë hapësirat e socializimit në Zvicër si dhe në vendin e prejardhjes për këta persona të moshuar? Cilat janë programet ekzistuese si dhe projektet që janë në shërbim të tyre ?
Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar në tryezë Ilir Bytyqi, shef infermier, Instituti mediko-social, Lozanë, Elma Hadzikadunić, e ngarkuar me projektin „Mosha dhe Migrimi“, EPER, Lozanë, Myriam Kleiner, Përgjegjëse, Migesplus.ch (Kryqi i Kuq), Bernë, Jehanne Moussa, Hulumtuese shkencore, Forum suisse pour l’étude des migrations et de la population (SFM), Université de Neuchâtel , Filip Uffer, Drejtor, Pro Senectute, Vaud.
Tryezën e moderojnë Albana Krasniqi, koordinator në UPSH dhe Bashkim Iseni, drejtor i platformës albinfo.ch E mërkurë, 31 tetor 2012Ora 18:30-20:00Vendi: Croix-Rouge vaudoise, Salle de conférence, Rue Beau-Séjour 9/13 1002 Lausanne
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër











