Integrimi
“TA Service GmbH”, lider në tregun zviceran tash e 15 vite
“TA Service GmbH”, në 15-vjetorit të themelimit shpalos sukseset dhe planet e saj
Kohëve të fundit në Zvicër, kemi një rritje të numrit të ndërmarrësve shqiptarë, të cilët, falë cilësisë dhe përkushtimit në punë, po hapin me sukses rrugën e tyre të biznesit.
Ndër këto biznese është edhe Gjon Frroki dhe Bekim Rexhaj me firmën “TA Service GmbH”. Ata janë një histori suksesi prej afaristësh në Zvicër me firmën e tyre “TA Service GmbH”, tash e pesëmbëdhjete vite.
“TA Service GmbH”, e themeluar në vitin 2007 në Wohlen të Zvicrës, me një përvojën shumë vjeçare të pronareve të saj, e bënë atë të jetë njëra nga kompanitë më profesionale në Zvicrën qendrore, në lëmin e dyerve automatike për garazhe dhe dyer industriale.
Të shtunën kompania “TA Service GmbH”, me rastin e 15-vjetorit të themelimit ka organizuar “Ditë me dyer të hapura”, ku ishin të pranishëm ndërmarrës të shumtë shqiptaro-zviceranë ndërsa Gjoni dhe Bekimi kanë prezantuar ofertat më të reja të dyerve automatike për garazhe dhe dyer industriale.
Nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve, Rexhep Berisha, ka vizituar kompaninë TA Service GmbH, ku është pritur nga pronarët, Gjon Frroki dhe Bekim Rexhaj.
Berisha ka përgëzuar pronarët dhe menaxhmentin për punën dhe sukseset, derisa theksoi se partneriteti dhe sinqeriteti në çdo kompani është çelësi i suksesit.
“Menaxhimi i suksesshëm kompanisë nga dy partnerë tregon se është i mundur partneriteti dhe se duhet të jetë model edhe për kompani dhe firma tjera. ”, tha Berisha.
Fakti i të qenit konkurrues në tregun Zviceran i dedikohet punës profesionale dhe të sinqertë të ekipit që drejtohet nga dy shokët e suksesshëm.
Simbol identifikues i “TA Service GmbH”, është padyshim bashkëpunimi dhe sinqeriteti i punës së tyre.
Një reportazh me të gjerë nga ky përvjetor i kompanisë së Gjon Frroki dhe Bekim Rexhaj do të keni mundësi ta lexoni në numrin e radhë të magazinës Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”






















