Lajme
Takim i paharrueshëm në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri shqiptar, Edi Rama u prit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Barak Obama, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Shqipëri dhe rajon
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barak Obama. Rama u prit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në Shqipëri por edhe në rajon.
Kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministri të Shqipërisë. Fotot që i ka dërguar kjo zyrë, demantojnë pohimet në mediet shqiptare se Rama në SHBA nuk do ta takoj presidentin Obama, por vetëm zyrtarët tjerë amerikanë.
“Kreu i qeverisë shqiptare pati një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Obama me të cilin është ulur edhe në një tryezë për të biseduar mbi marrëdhëniet e deritanishëm mes dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtarë të Kryeministrisë shqiptare.
Zyra e shtypit tregon se i pranishëm fillimisht në takim, ishte edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Ndërkohë, për më shumë se 50 minuta shefi i qeverisë shqiptare pati një bisedë kokë më kokë me zëvendëspresidentin Joe Biden.
Vete Rama këtë takim në Shtëpinë e Bardhë e ka cilësuar si të paharruar. “Një orë e paharrueshme në Shtëpinë e Bardhë. Faleminderit zoti president”, kështu shkruan kryeministri Edi Rama në “Facebook” pas takimit me kreun e SHBA-ve, Barack Obama.
Ndërsa në një intervistë për VOA, Rama tha se takimi i kishte kaluar parashikimet në kuptimin e atmosferës shumë miqësore, ku “dëgjuam fjalë të shkëlqyera për Shqipërinë dhe ndamë së bashku bindjen se ky është një partneritet që do të vazhdojë të forcohet dhe se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në rajon.
“Mund të them që kaloi parashikimet në kuptimin e atmosferës shumë miqësore ku dëgjuam fjalë të shkëlqyera për Shqipërinë dhe ndamë së basku bindjen se ky është një partneritet që do të vazhdojë të forcohet dhe se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në rajon”, tha Rama, citon NOA.
Dinamika e re e politikës së jashtme shqiptare, sipas kryeministrit Rama, ka sjellë një ngritje të reputacioni në sytë e faktorëve ndërkombëtarë.
“Sot është një fakt i provuar në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti u interesua me shumë dëshirë dhe entuziazëm lidhur me idenë e futjes në shkolla të mundësisë për të njohur fenë dhe për t’u dhënë të rinjve mundësinë për të mos rënë pre e propagandës ekstremiste cilado qoftë”, tha ai, transmeton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











